Lidhu me ne

Temporal

Krissy Cela vajza që emigroi në Britani me kamion dhe sot drejton një perandori biznesi prej 70 milionë dollarë

HISTORI SUKSESI/ Kristi Çela vajza 5-vjeçare që emigroi

Emri i saj u rendit dy vite më parë në revistën prestigjoze amerikane “Forbes”, si një nga sipërmarrëset më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën.

Kristi Çela, një nga yjet e fitnessit botëror, është një histori suksesi dhe frymëzimi për të rinjtë dhe të rejat jo vetëm në vendin tonë. Ajo emigroi vite më parë me familjen nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Kristi tregon se pavarësisht suksesit që ka sot, ka qenë vetëm 5-vjeç kur ashtu si shumë shqiptarë të tjerë emigroi në Britani të Madhe me varka e më pas me anë të një kamioni që transportonte banane. Kristi thotë se 15 vitet e para i kaloi duke u përpjekur të përshtatet me një kulturë krejt të re dhe duke kuptuar sesi do ecte përpara. E duket se ia ka dalë më së miri.

Krissy Cela's Ultimate Full-Body Burn

Sipas “Thenumbersgame”, si emigrante sipërmarrëse, Krissy Cela (@krissycela) u largua nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion dhe varkë dhe e ktheu biznesin e saj në një perandori fitnesi prej 70 milionë dollarësh.

Ajo vetëm pak kohë më parë arriti mbi 1 milion ndjekë. Poston shumë, komentohet po aq dhe ndiqet masivisht në rrjetet sociale, ndërsa aktiviteti i saj njeh vetëm rritje. “Kemi arritur 1 milion ndjekës aktive!!! A kam menduar ndonjëherë që do të arrinte një moment historik kaq të madh? Po.. ja që e arritëm. Pse? Për shkak se ekipi përbëhet nga njerëz të mrekullueshëm, të zotë, komuniteti është i pakrahasueshëm dhe misioni është më i madh se kushdo prej nesh. Një arritje kaq e madhe nga ekipi i OA”, thotë Kristi, duke i dhënë meritë për suksesin skuadrës që punon për sukses.

Influencer: Krissy Cela | @FitTechGlobal

Kristi ka ndërtuar familjen, ka ngritur biznesin dhe shijon në Britani frytet e suksesit në sipërmarrje. Pak kohë më parë ajo ndau edhe rrugëtimin e saj të vështirë. Suksesi nuk ka qenë kurrë i lehtë për askënd.   

“Shpesh ose jo, ne shohim majën e ajsbergut, por jo atë që është poshtë. Ne shohim produktin përfundimtar, por jo udhëtimin që bën dikush për të arritur atje ku është sot. Ju kam treguar historinë time më parë, por, do ta them përsëri pasi është e nevojshme në botën e sotme. Unë isha një herë një vajzë refugjate shqiptare 5-vjeçare që emigroja në Britaninë e Madhe nga varka në këmbë deri në pjesën e pasme të një kamioni banane me familjen time”, shprehet ajo.

HISTORI SUKSESI/ Kristi Çela vajza 5-vjeçare që emigroi

“I kalova 15 vitet e para të jetës sime duke u përpjekur të përshtatem me një kulturë krejt të re dhe duke kuptuar se si do t’i bëja këto botë konfliktuale të funksiononin në harmoni. Në një moment u ndjeva kaq konfuz me dy kultura të ndryshme, tani e kuptoj se sa me fat kam qenë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë kuptoj njerëz nga sfera të ndryshme të jetës dhe e përdor atë për t’i kuptuar më mirë ata”, shprehet më tej në rrëfimin e saj Kristi.

HISTORI SUKSESI/ Kristi Çela vajza 5-vjeçare që emigroi

Ndërkohë Kristi ka ndarë edhe një mesazh për të tjerët. “Ajo që dija atëherë dhe ajo që di tani është pavarësisht se sa “suksesshme” bëhet çdo gjë që po bëj, unë gjithmonë do të ndriçoj atë që kam qenë dikur… një vajzë refugjate 5-vjeçare që kishte nevojë vetëm për një dorë ndihmëse”.

HISTORI SUKSESI/ Kristi Çela vajza 5-vjeçare që emigroi

Për vajzat dhe gratë që vuajnë nga ankthi, veç palestrës kompania e saj afron edhe terapi të shëndetit mendor.

“Kam takuar shumë njerëz që duan vetëm një jetë të sigurt. Unë duhet t’i ndihmoj gratë dhe t’u siguroj atyre një normalitet.”.

6 fat loss secrets Instagram fitness star Krissy Cela wants you to know

“Disa nga këta njerëz nuk kanë zgjidhje në jetën e tyre. Pra, nëse ka një gjë që mund t’ju them sot… bëhuni një oportunist, merrni shansin tuaj, bëni një zgjedhje dhe kuptoni se sa me fat jemi që të vendosëm se çfarë duam të bëhemi në të ardhmen”, thotë ajo.

Historia e Kristit tregon se talenti dhe përkushtimi shpërblehet edhe nëse mund të jesh emigrant në vende të tjera.  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix19 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix20 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar20 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske20 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix2 ditë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix2 ditë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix2 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore2 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport2 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook