Lidhu me ne

Radar

Agron Duka: Ramën do e kishim mundur duke pirë raki nëse s’do kishim bërë këto 3 gabime

Foto ilustrim: Rama dhe Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka evidentuar tre gabime të mëdha që ka bërë opozita.

Ai tha se pa këto gabime, Rama do të ishte mundur shumë lehtë.

“Nëse ne nuk do të kishim bërë ato 3 gabimet klasike, ndarja territoriale, falja e bashkive dhe dalja nga parlamenti, ne sot duke pirë raki e kishim mundur këtë mazhorancë, pasi kaq shumë zullume ka bërë sa nuk do askush t’i shohë më me sy.

Tani është garë shumë e fortë pasi kemi këto problematika që duhen kohë të rregullohen. Megjithatë, kemi një avantazh pasi kjo mazhorancë u mbyt nga korrupsioni. Pavarësisht se ky mundohet ti trajtojë si suksese të vetat. Kurrë nuk më mbushet mendja që mund të ketë një kryeministër që nuk di se ministrat e tij… nuk mund të ekzistojë, çfarë bëjnë ata. Kur duhet të marrësh një vendim duhet të pyesësh ministrinë dhe pasi këto do të japin aprovimin do të kalojë te kabineti i kryeministrit dhe pastaj në mbledhje qeverie. Si mund të thuash unë nuk dua gjë?!”, tha Duka në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN.

Më tej, ai u shpreh i bindur se PS-ja nuk do të arrijë dot të fitojë në Durrës më 11 maj

. “Armë kundër atij ka sa të duash, megjithatë ne kemi këto probleme. Nëse këto që them unë nuk janë pozitive sepse duhet me dhënë vrull, por unë kam eksperiencë edhe në sport dhe them se gara do të jetë shumë e fortë. Ai do të ketë shumë problematika. Unë ju garantoj se në Durrës nuk fiton ose barazim ose fiton PD-ja”, tha Duka.

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore21 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook