Lidhu me ne

Kryesore

A po lufton opozita realisht për të fituar?

Afrimi i zgjedhjeve të 11 majit shtron vetiu një pyetje që është megjthatë kalimtare në realitetin tonë, por mbetet parësore: cila është oferta elektorale dhe programore? 

Për të parën përgjigja nis nga Partia Socialiste, një forcë që teorikisht por edhe praktikisht mund të mbështetet te 750 -800 000 votat e veta standard që e bën atë forcën kryesore për t’u llogaritur. Përballë saj ka një gamë partish opozitare nisur nga PD-ja dhe aleanca e saj dhe disa subjekte të tjera që kanë identitet kryetarësh apo edhe deri diku forme në predikim zgjedhor.

Si ofertë programore, PS-ja sot nuk jep asgjë: motoja e z. Rama është “me mua hyni në BE” dhe “unë do mbroj SPAK-un”. Çdo gjë tjetër është zhurmë dhe propagandë për: ja çfarë kemi bërë ne. Në këtë aspekt, një shumicë që nuk pranon të korrigjojë asgjë në aspektin programos sugjeron se garë reale nuk ka. Dhe më keq, nuk ka mobilitet social. 

Përballë është Partia Demokratike me oferta sociale dhe deri populiste që po jepen për konsum pak ditë para zgjedhjeve për të karikuar shpresën e një kategorie që nuk akomodohet dot në këtë realitet. 

Por një tjetër diskutim këtu është lista e kandidatëve. Mënyra sesi PD-ja kalibroi listën e vet vuri në diskutim kredon e hapjes me primaret aq sa jemi në pikën që perceptimi se “Sali Berisha nuk po luan për të fituar” ka zënë vend mirë. Edhe Dashamir Shehi, që e njeh të paktën ambjentin politik të Shqipërisë, shprehej sot se Berisha po loz për të fortifikuar pozitën e vet pas zgjedhjeve dhe jo për të rrëzuar Edi Ramën. Ky është një mesazh që ka mbërritur edhe në leximin e njerëzve të shumtë që kanë interes për zgjedhjet.

Pse opozita e sotme nuk ka interes të qartë për t’u shfaqur si forcë qeverisëse? Mund të ketë shumë arsye, por në situatën ku jemi, një operacion i tillë do të kërkonte ndryshime themelore në lidership, për të realizuar me të vërtetë shndërrimin dhe hapjen. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe varka e PS-së nuk përmbyset dot nga Berisha, që përfaqëson një atavizëm në sistemin e sotshëm edhe për shkaqe biologjike.

Rikonfirmimi si opozitë kryesore i tij vjen bashkë me afirmimin e pozitave të shumë njerëzve vërdallë tij që në asnjë rrethanë tjetër nuk do të merrnin dot mandatin, kështu që praktikisht kemi të bëjmë me një uzurpim që është i tillë jo vetëm për shkak të një emri, por sepse me atë emër lidhet vetëm një plan: amnistimi dhe imuniteti i disave. Kështu lexohet kjo gjendje aktualisht dhe është për të ardhur keq që në një mënyrë apo tjetër të gjithë po punojnë për Edi Ramën: edhe forcat e reja priren më shumë nga vetëpromovimi i disa individëve sesa të ofrojnë një alternativë.

s.zaimi /Respublica.al

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore23 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar23 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook