Radar
Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator

Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin u kërkon ukrainasve që banojnë në Rusi të legalizojnë statusin e tyre si imigrantë në Rusi deri më 10 shtator, ose të largohen nga vendi.
Dekreti aplikohet mbi mbajtësit e pasaportave ukrainase nga Donets, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia që janë aneksuar nga Rusia në vitin 2022, por edhe për ukrainasit e Krimesë.
Ministri i Brendshëm Vladimir Kolokoltsev ka deklaruar se janë lëshuar deri më tani 3.5 milionë pasaporta ruse, një proces që nga Kievi është cilësuar si pashaportizim ilegal që shkel sovranitetin e Ukrainës.