Lidhu me ne

Mix

20 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025, shqiptarët më të dëshpëruarit në rajon

SHIFRA E DITËS: 20 vendet më të lumtura në botë

Vendi më i lumtur në botë ka arritur të mbajë vendin e parë për të tetin vit radhazi. Ndërsa Finlanda kryeson edhe një herë renditjen e Raportit Botëror të Lumturisë, Shtetet e Bashkuara – në vendin e 24 – ranë ndjeshëm në raportin e 2025-ës. Edicioni i 13 -të i raportit vjetor publikohet sot në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë së Kombeve të Bashkuara, 20 Mars.

Në Shtetet e Bashkuara dhe pjesë të Evropës, rënia e lumturisë dhe besimit social kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e polarizimit politik dhe votave kundër “sistemit”, thotë raporti.

Por hulumtimet globale tregojnë se njerëzit janë shumë më të sjellshëm nga sa presim.

Raporti bazohet në të dhënat e Gallup World Poll nga një pyetsor në më shumë se 140 vende. Vendet e botës janë renditur sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2022-2024 . Raporti është një partneritet i Gallup, Qendrës Kërkimore të Mirëqenies së Oksfordit, Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së dhe një bordi tjetër mediatik.

Anketa kërkon nga secili pjesëmarrës të shënojë jetën e tyre në tërësi dhe renditjet bazohen në vlerësimet e jetës. Raporti më pas analizon gjashtë variabla kyçe për të ndihmuar në shpjegimin e vlerësimeve të jetës: PBB-ja për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia, liria, bujaria dhe perceptimet e korrupsionit.

Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit të fundit Botëror të Lumturisë. Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Pas Kosovës, nga vendet e rajonit, Serbia renditet e 31-a, Mali i Zi i 71, Kroacia e 72, Maqedonia e Veriut e 86 dhe Shqipëria e 89. Korrupsioni dhe kujdesi shëndetësor duket se kanë ndikuar negativisht te shqiptarët e Shqipërisë.

Kur bëhet fjalë për lumturinë, vendet nordike kanë arsye pse duhet të krenohen. Për të tetin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, me fqinjët e saj afër.

“Vendet nordike si Finlanda vazhdojnë të përfitojnë nga sistemet e shëndetit, arsimit dhe mbështetjes sociale të disponueshme dhe me cilësi të lartë. Pabarazia e mirëqenies është gjithashtu e ulët,” tha Ilana Ron-Levey, drejtoreshë në Gallup.

Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Suedia – katër të parat – mbeten në të njëjtin rend si në vitin 2024. Norvegjia mban vendin e 7-të.

Ndërsa sistemet e mbështetjes sociale që kujdesen për mirëqenien e banorëve janë të rëndësishme për renditjen nr. 1 të Finlandës, njerëzit luajnë gjithashtu një rol, sipas Helliwell.

Nordikët sopas studiuesve janë individë që kujdesen për njerëzit me e tjerë me të cilët jetojnë.

Mbi faktorë të tjerë që kontribuojnë gjithashtu në performancën e fortë të Finlandës disa ekspertë finlandezë tregojnë unitetin dhe besimin që doli nga Lufta e Dimrit në 1939-40, e njohur si Lufta Ruso-Finlandeze.

Dy vende të Amerikës Latine – Kosta Rika në vendin e 6-të dhe Meksika në vendin e 10-të – që të dyja hyjnë në top 10 për herë të parë në raportin e 2025-ës.

Holanda (nr. 5), Izraeli (nr. 8) dhe Luksemburgu (nr. 9) plotësojnë 10-shen e parë.

Afganistani (nr. 147) edhe këtë vit është sërish i fundit në listën globale. Sierra Leone (nr. 146), Libani (nr. 145), Malavi (nr. 144) dhe Zimbabve (nr. 143) përbëjnë vendet më të palumtura në botë.

SHIFRA E DITËS: 20 vendet më të lumtura në botë

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook