Lidhu me ne

Radar

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar kurrë

Shkruar nga Christo Atanasov Kostov

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar

Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e Ukrainës dhe frenimin e Rusisë, politikat e Trump nuk do t’i japin fund luftës, por do të sigurojnë që ajo të zvarritet, teksa do të jetë Moska dhe jo Evropa apo SHBA-ja, që do të diktojë kushtet e saj…

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka riformatuar politikën amerikane ndaj Rusisë, duke pasur një qëndrim më të butë ndaj Vladimir Putinit dhe luftës së tij në Ukrainë. Kjo qasje, ka përfshirë pakësimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe presionin e fortë ndaj Kievit për të pranuar kushte të pafavorshme për t’i dhënë fund luftimeve.

Por Trump po dobëson edhe pozicionin negociator të Amerikës, duke sinjalizuar vazhdimisht dhe para kohe lëshimet që SHBA është e gatshme të bëjë ndaj Rusisë. Historikisht, kjo e fundit ka reaguar ndaj forcës dhe jo ndaj qëndrimeve të buta. Siç u shpreh diplomati dhe historiani amerikan George Kennan në “Telegramin e gjatë” të vitit 1946, Bashkimi Sovjetik kuptonte vetëm gjuhën e pushtetit.

Ai kishte të drejtë. Gjatë Luftës së Ftohtë por edhe pas saj, lëshimet perëndimore e kanë fuqizuar me shpesh në vend se ta frenonin agresionin rus. Qasja transaksionale e Trump ndaj diplomacisë po përforcon këtë model, duke e inkurajuar Moskën dhe zbehur çdo perspektivë për një zgjidhje të drejtë të konfliktit ruso-ukrainas.

Që nga muaji shkurt, presidenti amerikan ka ndërmarrë disa veprime që përputhen me interesat strategjike ruse. Shkurtimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, ndodhi pavarësisht paralajmërimeve dypartiake se ky akt mund të ndryshojë në mënyrë përfundimtare balancat në fushën e betejës në favor të Rusisë.

Po ashtu, bllokimi i anëtarësimit në NATO dhe refuzimi i garancive të sigurisë për Ukrainën, ka sinjalizuar se zgjerimi territorial, është një akt që mund të shpërblehet dhe jo të pengohet. Edhe fajësimi i Kievit për luftën duke minimizuar përgjegjësinë e Rusisë dhe injoruar realitetin e padiskutueshëm se ishte Rusia ajo që e pushtoi Ukrainën, është një qëndrim që i bën jehonë narrativave propagandistike të Kremlinit.

Në këtë linjë, Trump e ka kritikuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për shtyrjen e zgjedhjeve, pavarësisht gjendjes së luftës. Po ashtu u rreshtua me Rusinë, Korenë e Veriut dhe Bjellorusisë për të votuar kundër një rezolute të OKB-së, që dënon veprimet e Moskës dhe mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Kjo qasje, pasqyron shembuj historikë të qëndrimit të butë të Perëndimit ndaj tiranëve, nga Marrëveshja e Mynihut e Neville Chamberlain e vitit 1938, tek zbatimi i dobët i “vijës së kuqe” të presidentit Barack Obama në Siri në vitin 2013. Duke ofruar paraprakisht lëshime, Trump e ka dobësuar levën e SHBA-së, duke zhdukur çdo nxitje që Putin të negociojë seriozisht.

Në dallim nga demokracitë perëndimore, Rusia e Putinit vepron bazuar në dinamikën e pushtetit dhe jo tek etiketa diplomatike. Dhuratat e hershme të Trump – për shembull, sugjerimi i njohjes së territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia – do të shihen në Moskë si një shfaqje dobësie, dhe jo si një vullnet i mirë.

Kjo e dobëson levën e SHBA-së në negociata, dhe rrjedhimisht edhe atë të aleatëve të saj. Historia e shekullit XX-të, na tregon se Rusia i përgjigjet parandalimit vetëm me forcë. Qasja e fortë ushtarake e administratës së Ronald Reagan në Luftën e Ftohtë, ndikoi në mënyrë të pamohueshme në kolapsin ekonomik të Bashkimit Sovjetik.

Po ashtu, zgjerimi i NATO-s në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000, i pengoi ambiciet ruse në Evropën Lindore. Por kohët e fundit, reagimi i dobët i SHBA-së ndaj aneksimit të Krimesë në vitin 2014, e inkurajoi Rusisë të nisë pushtimin e plotë të Ukrainës në 2022-shin.

Aventura diplomatike të Trump, e pashoqëruar nga mekanizma të besueshëm të zbatimit të planit të tij, përfaqëson dobësi dhe jo pragmatizëm. Ajo vetëm sa e inkurajon Moskën të përshkallëzojë veprimet e saj radikale dhe jo të bëjë kompromis.

Ndërsa Trump përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje me Putinin, aleatët evropianë po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj angazhimit të SHBA ndaj sigurisë transatlantike. Administrata e tij, e minimizoi kërcënimin e Rusisë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut këtë vit, duke i lënë të tronditur liderët evropianë.

Mosangazhimi i SHBA-së, e ka nxitur tani kontinentin të ecë me shpejtësi drejt një strategjie të pavarur të mbrojtjes, duke e dobësuar potencialisht kohezionin e NATO-s. Votimi i lartpërmendur në OKB, i ka dëmtuar më tej aleancat e Amerikës. Politikat e Trump, rrezikojnë të krijojnë një vakum strategjik, duke e detyruar Evropën të veprojë e vetme.

Ndërkohë e inkurajon Rusinë dhe Kinën të zgjerojnë ambiciet e tyre gjeopolitike. Bisedimet e fundit të paqes në Arabinë Saudite, ilustrojnë më së miri qasjen strategjike të Rusisë ndaj negociatave. Moska u përpoq të manipulonte narrativën dhe të zgjaste bisedimet duke bërë kërkesa jorealiste.

Në këto taktika, përfshihej edhe mbajtja e territoreve të pushtuara të Ukrainës, kufizimi i aftësive ushtarake të Ukrainës dhe ndalimi i paqeruajtësve të huaj. Siç e kanë theksuar analistët, Putin s’ka ndërmend ta ndalë luftën, por vetëm të ndryshojë situatën në terren sipas kushteve të tij.

Prandaj, llogaritjet e gabuara të Trump e lënë Rusinë të lirë të vazhdojë ofensivën e saj, duke e ditur se presioni i SHBA-së mbi Ukrainën do të dobësojë çdo rezistencë. Një armëpushim i brishtë, siç po shihet aktualisht në negociata, do ta lejojë Rusisë të rigrupohet dhe të nisë sulme të reja, dhe për më tepër mund të prishet në çdo kohë.

Ndërkohë Kina do të vëzhgojë nga afër zhvillimet. Nëse Trump i jep Putinit një fitore, Pekini mund të inkurajohet të përshkallëzojë përpjekjet e tij ushtarake në Tajvan dhe Detin e Kinës Jugore. Një sondazh i fundit, zbuloi se mbi gjysma e amerikanëve besojnë se Trump është shumë afër Rusisë.

Gatishmëria e tij për të sinjalizuar publikisht kompromise diplomatike, si parandalimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO, zbulon një stil të dobët negocimi që e minon besueshmërinë e SHBA-së në skenën globale. Qasja e Trump, i bën jehonë gabimeve diplomatike që ka bërë në të kaluarën, të cilat disa i kanë përshkruar si “diplomaci kauboji”.

Kjo strategji, i jep përparësi marrëveshjeve personale mbi politikën e strukturuar, duke çuar përfundimisht në gabime të mëdha strategjike. Prononcimi i tij i parakohshëm për lëshimet që i ofron, krijon për Putinin shumë hapësirë ​​për të diktuar kushtet e bisedimeve.

Leximi i gabuar nga Trump i manualit të lojërave të Putinit, po çon në një pozicion më të dobët të SHBA-në, në një Ukrainë më të cenueshme dhe një NATO të ndarë. Historia tregon qartë se Rusia respekton vetëm fuqinë, dhe jo qëndrimet e zbutura. Megjithatë diplomacia e Trump duket se ofron lëshime të njëanshme, me shumë pak përfitime strategjike.

Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e Ukrainës dhe frenimin e Rusisë, politikat e Trump nuk do t’i japin fund luftës, por do të sigurojnë që ajo të zvarritet, teksa do të jetë Moska dhe jo Evropa apo SHBA-ja, që do të diktojë kushtet e saj

MË TEPËR

Mix8 minuta më herët

Ja dieta ushqimore që i bën mirë trurit

Ushqimi i duhur gjatë ditës nuk është vetëm çështje e shijes por edhe e elementeve thelbësore për si vitaminat dhe...

Mix9 minuta më herët

Frutat që duhet të konsumoni për të patur një bark të sheshtë

Jemi vetëm tre muaj larg verës dhe është koha e përkryer për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur...

Mix23 minuta më herët

Pamja e re e Sean ‘Diddy’ Combs’ në gjykatë: Flokët dhe mjekërra e thinjura

Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për betejën e ashpër ligjore me të cilën po përballet. Në...

Mix26 minuta më herët

Tom Brady i hapur për martesë pas divorcit nga Gisele Bündchen!

Ndërsa Tom Brady hyn në një kapitull të ri në jetën e tij, legjenda e NFL-së lundron në botën e...

Mix29 minuta më herët

Gwyneth Paltrow zbulon të pathënat e romances së saj me Brad Pitt

Gwyneth Paltrow foli së fundmi për romancën e saj të kaluar me Brad Pitt, duke e krahasuar marrëdhënien e tyre...

Radar37 minuta më herët

Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi

Deputeti Flamur Noka dhe Berisha Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi...

Radar51 minuta më herët

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar kurrë

Shkruar nga Christo Atanasov Kostov Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e...

Kioske4 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske4 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar4 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Facebook