Radar
Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi
Deputeti Flamur Noka dhe Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi gishtin e mesit në Kuvend PS-së.
Sipas Berishës, ai veprim ishte ironi nga deputeti.
Gazetari: Në seancën e fundit Flamur Noka ironizoi numrin 5 të PS duke treguar gishtin e mesit atyre që do votojnë PS, çfarë kuptimi ka tu tregosh qytetarëve gishtin e mesit për të votuar një parti politike lirishT?
Berisha: Keqinterpretim, ishte krejtësisht tjetër. Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri e njeh se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di që ata kuptojnë më mirë se çdo gjuhë tjetër, gjuhën afrodiziake. Kështu e interpretova unë atë.