Lidhu me ne

Mix

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk je vetëm. Fenomeni i njohur si “efekti jo-jo” është një betejë që shumë njerëz e njohin, por problemi mund të mos jetë thjesht tek ushqimi apo aktiviteti fizik. Qelizat e yndyrës kanë një lloj “kujtese” të obezitetit, që i bën të sillen si të tilla edhe pasi ke humbur peshë.

Yndyra nuk harron lehtë

Tek personat që kanë qenë obezë, disa gjene në qelizat e yndyrës mbeten më aktive dhe disa të tjera më pak aktivë, krahasuar me ata që nuk kanë qenë kurrë mbipeshë. Gjenet që mbeten aktivë lidhen me formimin e indit fibroz (një lloj indi të fortë, sikur qelizat janë “plagosur”) dhe inflamacionin. Ndërkohë, gjenet që funksionojnë më pak janë ato që ndihmojnë qelizat e yndyrës të punojnë normalisht.

Çudia është se këto ndryshime molekulare vazhdojnë të qëndrojnë edhe pasi personi ka humbur peshë me ndërhyrje kirurgjikale. Pra, edhe pse pesha bie, qelizat e yndyrës ende “mendojnë” se janë në trupin e një personi obez.

Çfarë do të thotë kjo për ata që duan të mbajnë peshën ideale?

Lajmi i keq është se këto ndryshime epigjenetike mund të jenë arsyeja pse është kaq e vështirë të ruash peshën pas humbjes fillestare. Lajmi akoma më pak i mirë është se shkencëtarët nuk janë ende të sigurt nëse këto ndryshime janë të përhershme apo mund të rikthehen në normalitet. Nëse po mendon të fillosh një dietë drastike, parandalimi i shtimit të tepërt të peshës në radhë të parë është më i lehtë sesa përpjekja për ta humbur atë dhe për ta mbajtur larg.

Por ka dhe një anë pozitive: me këtë informacion, mjekët dhe ekspertët e shëndetit mund të krijojnë programe më efektive për humbjen e peshës. Në të ardhmen, madje, mund të zhvillohen ilaçe që ndihmojnë në “fshirjen” e kujtesës së yndyrës. Deri atëherë, mbetet një sfidë e hapur për ata që duan të mbajnë një peshë të shëndetshme.

Burime: Nature

MË TEPËR

Mix30 minuta më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix32 minuta më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Kryesore41 minuta më herët

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa vjen ajo sekonda që t’i merr të gjitha

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Mix24 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix24 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix24 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix24 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar24 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix1 ditë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 ditë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Facebook