Lidhu me ne

Mix

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë "Grey's

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”.

Aktorja u shfaq në një episod të “Jimmy Kimmel Live” për të folur për serialin e saj të ardhshëm “Good American Family”. Gjatë intervistës, Pompeo dhe drejtuesi i emisionit, Jimmy Kimmel, folën për 20-vjetorin e premierës së “Grey’s Anatomy”.

Drama mjekësore debutoi në mars të vitit 2005 dhe u rikthye për sezonin e saj të 21-të në shtator 2024. Gjatë dy dekadave të fundit, seriali ka fituar një bazë krejtësisht të re fansash që po e shikojnë serialin për herë të parë.

Kur prezantuesi e pyeti Ellen Pompeo-n nëse ndonjë nga fëmijët e saj ishte në këtë grup fansash, ajo u përgjigj:

“Vajza ime 15-vjeçare e ka parë dhe tani vajza ime 10-vjeçare dëshiron ta shohë, por ajo nuk është gati. Shumë fëmijë në klasën e saj e kanë parë serialin”, tha ajo.

Më tej, aktorja bëri të ditur motivin se përse nuk e lejon vajzën të shohë serialin.

“Pa dashur të gjykoj prindërit e tjerë, nuk dua që vajza ime të më shohë ende me të brendshme në TV, por e kanë parë të gjithë shokët e klasës, ndaj… Kjo do të jetë një arsye shumë e mirë për të nisur një bisedë rreth atyre sekuencave”.

Pompeo ka luajtur në “Grey’s Anatomy” që nga viti 2005 dhe është shfaqur në më shumë se 400 episode si aktorja kryesore e serialit, Meredith Grey. Megjithatë, ajo u largua nga seriali në shkurt 2023 pas 19 sezonesh, me personazhin e saj që njoftoi se do të transferohej në Boston.

Përveç punës së saj si aktore, Pompeo është nënë e tre fëmijëve, nga martesa me producentin muzikor, Chris Ivery, me të cilin janë martuar që nga viti 2007. Së bashku kanë dy vajza dhe një djalë, Stella, Sienna dhe Eli.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix16 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore17 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar18 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix19 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar19 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar21 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix21 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore22 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix22 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook