Lidhu me ne

Radar

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të krijojë pakënaqësi pasi një pjesë e deputetëve aktualë u futën në listë të hapur dhe një pjesë tjetër nuk u futën fare. Por mesa duket mes socialistëve nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Rama, cilidoqoftë vendimi për ta, për t’i lënë në listë të hapur, apo për t’i hequr fare nga gara.

Mërzitje nuk ka as mes atyre që janë lënë jashtë liste. Lavdrim Krashi është një ndër ta.  

“Kjo është detyra ime për të qenë në parlament në 4 vite. Nuk e kam problem fare. Është puna e 15 që kam bërë në karrierën time profesionale. Nuk ka lidhje me individë kjo. Pas 4 vitesh në parlament largohem ballëlartë krejt krenar dhe faqebardhë mbi të gjitha”, tha ai.

Bujar Çela tha se pavarësisht se nuk do të jetë në listë do të kontribuojë për PS-në në terren.

“Do kontribuoj për 11 Majin. Pse do mërzitemi ne? Nuk kemi ardhur për vete, kemi ardhur si përfaqësues të komunitet që na ka votuar deri dje”, tha ai.

Edhe Nasip Naço nuk u shpreh i mërzitur. Përkundrazi sipas tij, vjen një ditë që duhet edhe të largohesh. Ai u shpreh se nuk i ka tashmë asnjë borxh Partisë Socialiste, e as ata atij.

“Unë e falenderoj zotin Rama që vuri kritere të forta që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptonte që vjen një ditë që duhet të ikësh. Çfarë ndodh me ju? Në Shtator do jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve. Unë ia kam kthyer borxhin PS. As më kanë borxh, as i kam borxh, jam qytetar i lirë. Dikush duhet ta kuptojë që vjen një moment që duhet të ikë. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri”, tha ai.

Eduard Ndreca po ashtu u shpreh për gazetarët se do të bëjë të pamundurën që të fitojë lista e Partisë Socialiste.https://www.youtube.com/embed/Jd3mr11VnDk?si=aJKg5iRpyqSh5oM2

Ndërsa Toni Gogu është një ndër emrat që do të jetë në listë të hapur.

“Shumë i lumtur dhe i privilegjuar. Është një garë shumë e fortë, por jam shumë i lumtur që më jepet mundësia që qytetarëve të Tiranës t’u shërbej atyre”, tha Gogu kur u pyet nga gazetarët në nisje të seancës në Kuvend. Kur u pyet për vendimin e Ramës, ai u shpreh se është “shumë mirënjohës dhe i privilegjuar”.

Një emër “big” në listën e hapur të Tiranës do të jetë edhe Pandeli Majko. Pyetjeve të gazetarëve socialisti iu përgjigj me një buzëqeshje të gjatë deri në dyert e Kuvendit. Por kur u pyet nëse i trembet garës tregoi me gisht që jo.

Arben Pëllumbi, një emër tjetër në Tiranë, do të luftojë për të qenë deputet mandatin e ardhshëm.

“Do të jetë një garë e fortë, por të kemi parasysh. Përtej emrit individual, të shikojmë trëndafilin. Nuk është një gjë që nuk e dinim, kemi muaj që e kemi vendosur. Nuk kishte ndonjë gjë surprizë”, u shpreh ai.

Ndërsa për Mimi Kodhelin është thjesht një sfidë e radhës.

“E kam sfiduar dhe herë tjetër unë, kështu e kam jetën me sfida”, tha ajo.

/tvklan.al

MË TEPËR

Kioske3 minuta më herët

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për...

Mix10 minuta më herët

14 Citate të thella nga Rumi mbi jetën

14 citate të thella nga Rumi për jetën që do t’ju japin shpresë Kush nuk e do Rumiun dhe poezitë...

Mix16 minuta më herët

Meta dhe Anduril së bashku: lufta në epokën e AI

Mark Zuckerberg ribashkohet me Palmer Luckey me marrëveshjen e nënshkruar nga Meta dhe Anduril: të dy kompanitë do të furnizojnë...

Mix33 minuta më herët

Disa këshilla si të kujdesemi për fytyrën gjatë ditëve të nxehta të verës!

Vera sjell ditë të gjata, pushime dhe shumë kohë në natyrë, por gjithashtu rrit rrezikun për dëmtime të lëkurës, sidomos...

Mix57 minuta më herët

”Miss World 2025”/ Kush është vajza që pushtoi botën me bukurinë dhe kauzën e saj

Spektakli madhështor i Miss World 2025 mblodhi 108 konkurrente nga çdo cep i botës, por ishte një vajzë nga Tajlanda...

Radar1 orë më herët

“Po përgatiten të riasgjesojnë Berishën”, Genc Gjokutaj kërcënon deputetë të PD-së: Lufta do të jetë fizike

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, ka kërcënuar në rrjete sociale, deputetë të Partisë Demokratike të cilët sipas tij...

Mix1 orë më herët

Biotina, vitamina e panjohur që rigjallëron organizmin

Biotina është një vitaminë që tretet në ujë. Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si...

Kryesore3 orë më herët

E kritikoi për anglishten e dobët, kryebashkiaku i Ersekës MESAZHE fyese ndaj qytetarit (e fton edhe në duel)

Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore...

Mix3 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashi Të gjitha bisedat dhe thashethemet me shoqërinë të bëjnë të pendohesh që e nise bisedën. Ke nevojë për pushim...

Mix3 orë më herët

Miley Cyrus publikon albumin e ri “Something Beautiful”

Miley Cyrus është rikthyer  me albumin e saj të nëntë në studio, “Something Beautiful”, i publikuar ditën e sotme. Projekti...

Facebook