Lidhu me ne

Radar

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

"Lista e PD me një grusht servilash", Basha - kolegëve

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë të dëshpëruarve të listës së PD-së që të bashkoheshin dhe votonin për demokratët e vërtetë dhe për Shqipërinë.

Ai kujtoi se i kishte paralajmëruar shumë prej tyre kohë më parë që të mos e dëmtonin PD-në, teksa tani janë bërë pishman dhe po mumifikojnë Partinë Demokratike.

“Cilido nga qytetarët shqiptarë zgjedh kandidatin apo kandidaten që do. Dhe jo një listë civilësh dhe shërbëtorësh të kryetarit. Pra kush merr një votë më shumë futet në listën e fituesit dhe në mbajtëm premtimin e dhënë para një viti, vendosni ju, qytetarët shqiptarë me votën e tyre.

Këto orë kam parë edhe reagimet e dashamirësve dhe kritikëve tanë dhe atyre që kanë qenë viktima të shpifjeve, në kontrast me ne, që janë njerëz që shërbejnë dhe jo ndaj demonstrimeve, flas për demokratë të vërtetë që i kanë qëndruar joshjeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si intelektualë, profesorë dhe në shërbim të qytetarëve.

Sot është një ditë lehtësimi dhe rivendikimi për të gjitha ata që së bashku kemi qëndruar një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që Demokratët Euroatlantikë të mos ekzistonin dhe të mos kandidonin, nga Rama dhe alibia e tij (Berisha). Ne nuk jemi në këtë kauzë të madhe për t’i shërbyer interesave të vogla, por qytetarëve shqiptarë dhe me këtë listë e përfaqësojmë më mirë”, tha Basha.

Pyetjes në lidhje me listat e deputetëve, ai iu përgjigj se në krahasim me ata që u zhgënjyen kjo është listë dinjitoze dhe nuk ka servilë dhe ushtarë pazaresh.

“Ne nuk kemi një gardh servilësh dhe ushtarësh. Ata të tjerët i kam paralajmëruar nga media, salla e parlamentit se do bëheshin pishman se po e mumifikonin, po e bënin si gardë, si faraoni i vdekur.

Do bëhen pishman që po mumifikojnë opozitën. Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për qytetarët, kundër gardës së vjetër. Me një qeveri të Ramës të korruptuar, me fasada pas të cilës organizata më e inkriminuar me një numër të madh në burg, apo gati për burg para dhe pas 11 majit.

Mumifikim me grusht servilësh, që nuk ngjallin entuziazëm, janë të dëshpëruar dhe shihini në rrjetet sociale se sa të dëshpëruar janë. Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë.

Ne i bëmë sakrificat për ta, të tjerët i bënë për veten e tyre, më 11 maj nuk do ketë riciklim por ndryshim. Nuk e kam parë si fitore personale. Ka shumë të tjerë që më 11 maj do thonë ‘ju bëftë mirë Rama dhe Berisha”. Nuk mendoj skenarin më të keq, sepse e keni përballë jush, e keni kudo. E vetmja mënyrë është të votoni Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët tanë”, nënvizoi ai.

MË TEPËR

Radar8 minuta më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar2 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore3 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar3 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Facebook