Kryesore
Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit. Mes tyre, është diskutuar edhe për qarkun e Shkodrës, ku me 11 Maj 2025, do të zgjidhen 11 deputetë.
Janë prezantuar listat e dy forcave kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndër kandidfatët më të përfolur deri tani në PS, rezultojnë: Xhenis Çela, Onid Bejleri, Majlinda Angoni, Enertil Canaj, Ndriçim Sterkaj, Amila Gjyrezi, Besmir Lesha, Edona Bilali dhe Frrok Gjini.
Bie në sy se në mes tyre, janë zëvendëskryetari aktual i Bashkisë Shkodër Bejleri, prefektja Majlinda Angoni, deputetët aktualë Bilali dhe Gjini si dhe drejtorë rajonalë të rëndësishëm si Gjyrezi dhe Lesha. Surprizë mund të konsiderohet Xhanis Çela, vajza e deputetit aktual Agron Çela.
Ndërkohë, Partia Demokratike, gjithmonë sipas “Top Story”, përgjigjet me emrat e Luçiano Boçi- nënkryetar i PDSH dhe drejtues politik i qarkut, Bardh Spahija- ish- kryetar i Bashkisë Shkodër, Greta Bardeli- deputete aktuale, Ramadan Lika- deputet aktual, Tedi Kopliku- i ngarkuar për regjistrimin në Diasporë dhe përfaqësues i “Brain Gain” dhe Eliona Shkreli- kryetare aktuale e komanduar e PD Shkodër.
