Lidhu me ne

Kryesore

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA

Dr. Ardit Haxhija

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!


Edi Rama po përpiqet ta shesë mbylljen e TikTok-ut si një akt “moral” për të mbrojtur shoqërinë shqiptare nga degjenerimi. Sipas tij, ky rrjet social po ndikon negativisht te rinia dhe po dëmton vlerat e shoqërisë. Por a është ky vërtet shqetësimi i tij?


Nëse qeveria do të ishte kaq e shqetësuar për ndikimin e mediave në shoqëri, atëherë do të kishte marrë masa për të ndaluar ose të paktën për të kufizuar programet si Big Brother, Për’puthen, Ishulli i Tundimeve dhe shumë të tjera që dominojnë kanalet kombëtare në prime time. Këto emisione, që transmetohen pa asnjë lloj kufizimi, përmbajnë dhunë, imoralitet dhe promovojnë pandershmërinë si një mënyrë jetese. Fëmijët dhe familjet shqiptare i ndjekin këto spektakle çdo ditë, pa asnjë mekanizëm mbrojtjeje.


Por këto programe nuk preken, sepse janë nën kontrollin e plotë të qeverisë. Mediat tradicionale në Shqipëri janë ose të kapura nga pushteti, ose të frikësuara nga goditjet financiare e ligjore. Ato nuk përbëjnë rrezik për qeverinë, përkundrazi, janë mjete të propagandës dhe argëtimit që e shpërqendrojnë publikun nga problemet reale të vendit.
TikTok-u, ndryshe nga këto media të kontrolluara, është një platformë e lirë, ku qytetarët mund të flasin hapur dhe të shpërndajnë informacione që qeveria nuk i kontrollon dot. Pikërisht ky është problemi i vërtetë i Ramës. Në prag të zgjedhjeve, ai nuk mund të lejojë një hapësirë të pakontrolluar komunikimi, ku qytetarët mund të organizohen, të informohen dhe të ndajnë pakënaqësitë e tyre pa filtrat e mediave të kapura.


Ndaj, në një vend ku programet më denigruese për shoqërinë promovohen nga televizione kombëtare pa asnjë kufizim, është qesharake të besohet se qeveria po e mbyll TikTok-un për të mbrojtur moralin dhe edukimin e brezave të rinj. Kjo është një lëvizje e pastër politike, një përpjekje për të mbyllur gojët e njerëzve përpara zgjedhjeve.


Nëse qeveria do të kishte vërtet një shqetësim moral, do të fillonte nga televizioni, jo nga TikTok-u.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook