Lidhu me ne

Kioske

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre ndoshta as nuk dinë të votojnë…

Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, ka vënë në vështirësi strategët e fushatës së Berishës, duke e modifikuar fjalën “të madhe” në “madhështore”. Nuk dihet nëse i janë druajtur akuzave për “Shqipërinë e Madhe” në kuptimin etnik, apo vërtet kanë dashur të theksojnë faktin se ajo që po bëjnë është madhështore.

Kjo e dyta ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë.

Ajo që po bën Berisha është vërtet madhështore.

Shiko 25 aleatët që ka reshtuar për të krijuar idenë se edhe aleanca është madhështore. Pesha e budallallëkut për metër katror në atë fotografi është ndoshta më e larta në glob. Dhe kjo është madhështore.

Askush tjetër përveç Sali Berishës nuk do të guxonte t’u thoshte demokratëve se të gjitha akuzat që i bëri Lulzim Bashës më 2021, për faktin se kishte futur në listat e PD-së këta idiotë që nuk respektuan djegien e mandateve, paskan qenë të rreme. Dhe se këta paskan qenë heronj, pasi hynë në parlament dhe votuan pro Edi Ramës për të zhbërë ligjin e koalicioneve.

Nëse ai ligj do të ishte ende në fuqi, këta nuk do të ishin në listat e PD-së, por në listat e partive të tyre, duke i dhënë PD-së vetëm votat. Tani i japin vetëm budallallëkun.

Të gjithë ata që janë irrituar nga kjo aleancë, të gjithë ata që bëjnë meme dhe humor për këtë koalicion, dhe mbi të gjitha të gjithë ata që janë të detyruar të votojnë për këtë aleancë, janë të paqartë përse duhej kjo.

Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre ndoshta as nuk dinë të votojnë.

Sali Berisha nuk lufton për të fituar pushtetin, por për të garantuar veten në PD. Dhe për këtë nuk ka më besim as te idiotët e vet, por do t’i marrë borxh, që të mos i ketë nëpër këmbë pasi të humbasë.

Një njeri që ka katër vjet që përçan PD-në dhe largon andej kë të mundë, duke krijuar deri tani katër parti për katër vjet, shkon e thërret në krah të PD-së të gjithë njerëzit qesharakë të Shqipërisë, për të treguar se nuk i intereson uniteti i opozitës, por uniformiteti i saj rreth tij.

Dhe këtë mund t’ia sigurojë vetëm një koalicion idiotësh.

Prandaj, mos pyesni çfarë ka “madhështore” ky koalicion. Është i vetmi që mund t’i sigurojë Berishës një humbje madhështore, por pa pasoja për të në krye të PD-së.

Këta idiotë nuk i prishin asnjë punë. Do t’i keni edhe në zgjedhjet e vitit 2029, nëse Berisha rron ende. Po po aq madhështorë në budallallëkun e tyre sa tani.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar6 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix7 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix7 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix7 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix7 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix7 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal7 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix7 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook