Lidhu me ne

Radar

Si mund të të gënjejnë 70 vjet rresht në Rrangallostan?

Skerdilajd Zaimi

Në një kronikë për “radhët e gjata për pensionet” mund të shihet për të kushedisa të miliontën herë ankesa e pensionistëve në Shqipëri se mezi shtyjnë muajin. Se janë në prag të vdekjes nga uria apo mungesat dhe se qeveria nuk mendon. 

Ankesa e pensionistëve është një konstante e tranzicionit tonë, apo edhe shoqërisë. Një herë motit thoshin se “këta të rinjtë nuk duan të dinë”. Prej 34 vjetësh “qeveria nuk do të dijë” dhe “mirë që kemi fëmijët”.

Pensionistët e sotshëm kanë qenë 40 vjeç në vitin 1991. Megjithatë është e habitshme sesi halli nuk ndryshoi kurrë. Përherë në zgrip të ekzistencës, përherë nuk blejnë dot fruta, mishin, djathin, perimet. Mezi u del për ilaçet e kështu me radhë. Të bëhet koka daulle, edhe pse realiteti është disi më ndryshe. 

Kushdo që rastis të kalojë pranë thuasje çdo pensionisti në Tiranë apo edhe vërdallë nëpër Rrangallostan, do dëgjojë patjetër biseda sesi “Berisha do mbyllur në burg”, se “Rama takoi atë gjermanen e Europës”, se “atij koklopës së Skraparit ja bënë mirë”, apo se “Beleri është hale”. Njëherë të vetme nuk dëgjon të bisedohet për pensionin e ulët, varfërinë e kështu me radhë. 

Këto janë sende që fliten në kamera. Nuk dihet se ç’ligj apo rregull ka bindur çdo pensionist që sapo i vënë mikrofonin para të nisë e të ankohet aq sa tjetri mendon: këta po vdesin për bukë. Vitet ikën, e askush nuk vdiq nga uria, varfëria. Shyqyr Zotit! Bënë si bënë, e bënë hall të gjithë. Kjo sigurisht nuk i heq asnjë presje ankesave. Mizerje ishte, mizerje është. Por mungesa e moralit dhe përgjegjshmërisë është e dyanshme. Pse? Edhe sikur të dëgjosh kronikën, aty sheh një zonjë që thotë:

Bonusi nuk bën punë. 300 mijë lekë ilace në muaj! Mos të na japë bonus, por të na rrisë pensionin. Bonusi është për vota. Ky është vendim elektoral. Gënjejnë pensionistët për vota

D.m.th persona 70- vjeçarë që gënjehen me një bonus. Po çfarë janë këta xhanëm! Çfarë u kanë mësuar fëmijëve? Parimin “hodha lumin të dhjefsha kalin?”.

I shqetëson fakti që këta janë gënjyer dhe vazhdojnë të pranojnë të gënjehen? Njerëz që kanë fëmijët në emigracion, nipërit po ashtu, që ankohen nga kamera në kamera për pensionin, për dritat, faturat, ilaçet që nuk mbaruan kurrë, dhe duan e duan të vdesin duke qenë të gnëjyer! Po cili shpjegim, cila bisedë bën punë te këta dashnorë të paepur të partisë, të cilën e shohin në prizmin e një historie që e tregojnë si dinë dhe si duan? Këta përçmues të pamëshirshëm të së vërtetës së vetes dhe gjendjes ku janë?

Një jetë punë, po medaljet medalje nga njëra cicë te tjetra. Gazetën “Dita” apo “Telegrafi” nuk e ndajnë përditë dhe ja befas, qeveria i gënjen prapë. I gënjen dhe ua merr votën se helbete “Sali qeni nuk votohet”. Kush guxon t’i pyesë këta pse nuk protestoni? Nuk merret vesh sa shoqata kanë: të gjithë kokëulur në grup, bashkë si përherë me votën gati.

Por qeveria e ka fajin! Kush mund ta ketë tjetër xhanëm? Në fund të fundit qeveria e ka fajin ontologji të vetën. Njeriu nuk ka faj! Jo, kurrë. Ai ka punuar një jetë, ka kontribuar, ka rritur me thonj fëmijët dhe askush nuk ia di. 

Por e vërteta është disi ndryshe! Ne jemi frikacakë! Ne jemi delenxhinj! Ne jemi ankestarë profesionistë, hipokritë edhe kur kemi të drejtë. Se edhe të drejtën duhet ta përflasë media, që ne të dalim palagur. Neve thjesht “na gënjyen 70 vitet e fundit”. Buçko!

PS: Si thotë tironsi: Na e boni hallall se mos e shtymë pak si shumë gojën. Por jemi të paguar nga Saliu! Po ju mos harroni të votoni! Në rresht, votën dhe pastaj pas votimit te vendi duke folur se Sali Qeni po leh kot! Dhe ja, Shqipëra qenka bërë e ne nuk dimë asgjë! 

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix1 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix1 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix1 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore1 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske1 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix1 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix1 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook