Kryesore
Rama i vetëm, Berisha mbledh 25 parti, si do garojnë partitë në zgjedhjet e11 majit

PS-ja do garojë e vetme në zgjedhjet e 11 majit, duke mos qenë pjesë e asnjë koalicioni. Vetëm do garojnë edhe PSD-ja e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Mundësia e Agron Shehajt dhe Demokratët Euroatlantikë të Lulzim Bashës.
Për zgjedhjet e 11 majit janë ngritur tre koalicione, më i madhi prej të cilëve është PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore që ka bashkuar 26 parti. PD-ja e Berishës ka lënë 8 mandate të sigurta për aleatët, 4 nga të cilat shkojnë për PL-në e Metës dhe nga një mandat për PR-në e Fatmir Mediut, PBDNJ-në e Vangjel Dules dhe PAA-në e Agron Dukës.
Pjesë e koalicionit është edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, që u bashkua në kufijtë e afatve. Emra të tjerë që kanë qenë edhe më herët në aleancë me PD-në janë PDK e Nard Ndokës, PKK e Kujtim Gjuzit, Partia e Pensionistëve e Selami Jenishehrit, PBK-ja e Artur Roshit e PBKD e Adriatik Alimadhit.
Koalicione të tjera janë ai mes partive Dhajthas 1912 të Alibeajt e LZHK-së së Dashamir Shehit dhe ai i partive të reja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit.
Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
PD – Sali Berisha
PL – Ilir Meta
PR- Fatmir Mediu
PDK – Nard Ndoka
PBDNJ – Vangjel Dule
PAA – Agron Duka
PKKA – Kujtim Gjuzi
PESH – Kostaq Papa
PAAK – Gjet Ndoj
PAEE – Sazan Guri
PAK – Gjovalin Shqalsi
PLDN – Nikolin Staka
PLL – Sokol Axhami
PBDSH – Ylber Valteri
POSH – Zef Shtjefni
PLDSH – Mhill Gecaj
PKDSH – Dhimitër Muslia
FRD – Sali Shehu
PBLD – Arjan Starova
PBK – Adriatik Alimadhi
PBKD – Artur Roshi
PBPPSH – Selami Jenisheri
PEISH – Rivelino Cuno
PRVSH – Muharem Doda
PAMIE – Vasil Sterjovski
PDIU – Shpëtim Idrizi
Koalicioni Djathtas për Zhvillim
Djahtas 1912 – Enkelejd Alibeaj
LZHK – Dashamir Shehi
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
Shqipëria Bëhet – Adrtiatik Lapaj
Nisma Thurje – Endri Shabani