Lidhu me ne

Mix

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje e dashurisë” që i jep mundësinë atyre për të reflektuar mbi momentet e ndara së bashku dhe të rikujtimit të angazhimit të tyre personal për njëri-tjetrin.

Nëse do të nisemi nga vlerësimi i viteve, çdo përvjetor meriton të festohet sepse është një hap i ri, një rrugëtim unik i mbërrirë dhe si një ogur që dëshmon evolucionin e marrëdhënies, me sfidat, momentet e lumturisë dhe të rritjes reciproke. Edhe në momentet më delikate dhe të dobësisë në marrëdhënie, rritja bëhen së bashku për të përballuar më së miri çdo vështirësi.

Ide për dhuratën e përvjetorit të parë të martesës.

Viti i parë personifikon fazën delikate të marrëdhënies e cila është ende në ndërtim.

Nëse do të mbetemi te dhuratat simbolike dhe materiale, mund të dhuroni një pikturë që pëlqehet nga partneri ose një fotografi kujtim i juaji i transformuar në art për të kujtuar një moment special. Mund të dhuroni një eksperiencë kulturore si përshëmbull një biletë teatri, koncerti të shumëpritur të një artisti të preferuar etj.

Ide dhurate për përvjetore jubile si psh në përvjetorin e pestë të martesës kur martesa është në një fazë edhe më të konsoliduar, mund të jenë të përshtatshme edhe dhuratat në çift, që kënaqin të dyja palët dhe që ndahet si një eksperiencë e përbashkët. Një fundjavë e kaluar së bashku në një vend romantik për një arratisje të vogël përkushtuar 100% njëri-tjetrit. Vlejnë gjithashtu edhe dhuratat origjinale, të domosdoshme dhe pse jo ato tradicionale ku mund të shihet mundësia e blerjes së një orendie shtëpiake që partneri do të kishte nevojë.

10 vjetori i martesës është një përvjetor mjaft i rëndësishëm që i takon një stadi të marrëdhënies suaj romantike ku shumë ngjarje, përvoja, gëzime por edhe pengesa mund të kenë përshkuar këtë dekadë të jetës dhe marrëdhënies suaj.

Për këdo që i adhuron udhëtimet, një dhuratë e tillë nuk e humbet kurrë vlerën. Një udhërim me krocierë, eksplorimi i botës në ditët e sotme është lehtësisht i realizueshëm, mjafton një buxhet i përballueshëm, destinacione të bukura dhe udhëtimi mbetet vetëm për t’u bërë fakt dhe dhurata juaj në një përvjetor kaq të rëndësishëm martesor, do të mbetet si një nga kujtimet më të bukura për çiftin tuaj.

25 vjetori i martesës është një përvjetor i artë i cili arrihet me të gjitha ngjyrat dhe oshilacionet e tij. Nuk ka histori njerëzore pa ulje ngritjet e saj e aq më tepër një marrëdhënie në çifte cila jeton dhe mbijeton në prani të dashurisë, respektin dhe sakrificave reciproke. Sakrifica që janë mbajtur nga fortësia e ndjenjës që rritet dhe ku çifti është vërtetë i bashkuar në çdo sfidë e betejë të jetës. Një udhëtim i gjatë bashkëjetesa 25 vjeçare dhe ku ka më mirë se një bizhuteri me vlerë si simbol i dashurisë dhe qëndrueshmërisë së marrëdhënies. Pse jo, rikthimi në një vend të dashur dhe shumë special të të dy palëve si një rikthim në vendin e kujtimeve të përbashkëta ku zemra e te dyve ka rrahur fort. Mund të jetë edhe një restorant ku janë shkëmbyer “premtimet e para të dashurisë”, një puthje, një unazë, vendimi për tu martuar apo dhe dhënia e lajmit të sjelljes së një fëmije në jetë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook