Lidhu me ne

Mix

Çfarë është vaginoplastika, procedura që i’u nënshtrua Michelle Comi për të rifituar virgjërinë

Një nga pengjet më të mëdha të Michelle Comi duket se ka qenë fakti që hera e saj e parë “ndodhi me shumë sipërfaqësi”. Pikërisht për këtë arsye, content creator-i që u bë e njohur falë profilit të saj në OnlyFans, vendosi t’i nënshtrohej një operacioni vaginoplastik. Përmes rrjeteve sociale, ajo bëri të ditur se ndërhyrja shkoi me sukses dhe tani ajo ka një “vaginë si të re”.

Çfarë është vaginoplastika dhe çfarë përfshin kjo procedurë?

Për të kuptuar më shumë rreth këtij operacioni, po ju sjellin kirurgun plastik Paolo Mezzana, i specializuar në kirurgjinë e organeve gjenitale të jashtme dhe autor i librit “Dialogët e vaginës”, i cili shpjegon kirurgjinë intime përmes historive të grave për ‘Vanity Fair Italia’.

“Vaginoplastika është një ndërhyrje që zakonisht nënkupton ngushtimin kirurgjik të kanalit vaginal, kur ai është bërë më i lëshuar ose më i gjerë. Në këto raste, ai mund të ngushtohet për të ofruar më shumë qëndrueshmëri. Procedura përfshin heqjen e disa muskujve nga kanali vaginal dhe bashkimin e muskujve të mbetur për të rikthyer elasticitetin,” shpjegon Dr. Mezzana.

Ai thekson se kjo procedurë është e ndryshme nga imenoplastika — një tjetër ndërhyrje që rikthen “virgjërinë” duke rindërtuar himenin. “Imenoplastika bëhet duke përdorur fragmente të indeve që mbeten pas deflorimit të parë, të cilat qepen së bashku për të rikrijuar një himen të ngjashëm me atë origjinal. Kjo himen ka gjithmonë një vrimë të vogël për të lejuar kalimin e fluksit menstrual,” shton ai.

Ndërhyrje të tjera që dallojnë nga vaginoplastika janë vulvoplastikat — procedura që përfshin reduktimin ose rimodelimin estetik të buzëve të vogla ose të mëdha të vaginës.

Pse gratë i nënshtrohen këtyre operacioneve?

Sipas Dr. Mezzana, kërkesat për himenoplastikë në Itali janë të pakta, me vetëm një ose dy ndërhyrje në vit. “Arsyet psikologjike pas këtyre vendimeve janë gjithmonë të thella dhe shpesh lidhen me kontekstin kulturor. Në vende të tjera ku koncepti i virgjërisë ka një peshë më të madhe, këto ndërhyrje janë më të shpeshta. Por, edhe në Itali, vendimi për t’iu nënshtruar këtij operacioni është i lidhur me motive shumë delikate, të cilat duhet të kuptohen pa paragjykim,” shpjegon ai.

Për Michelle Comi, ndërhyrja është kthyer në një çështje mediatike, por kjo nuk e ndryshon faktin se për disa gra, këto procedura mund të ofrojnë një mbështetje të rëndësishme psikologjike. “Edhe pse nuk janë ndërhyrje të domosdoshme mjekësisht, nëse kryhen në kushte të sigurta, ato mund të ndihmojnë gratë të ndihen më mirë me veten. Megjithatë, është e rëndësishme që këto vendime të shoqërohen me një mbështetje të duhur psikologjike, për të kuptuar arsyet dhe nevojat e vërteta pas kësaj kërkese,” thekson ai.

Këshilla para se të kryeni një ndërhyrje të tillë

Një ndërhyrje himenoplastike për rikthimin e virgjërisë kushton mes 5,000 dhe 6,000 euro. Para operacionit, pacientja duhet të bëjë analiza të gjakut, një vizitë gjinekologjike, elektrokardiogramë, analiza të urinës dhe tampone vaginale për të përjashtuar infeksionet. Operacioni duhet të kryhet në një sallë operative të pajisur siç duhet, në prani të një anestezisti. Ndërhyrja mund të bëhet nën sedacion ose me anestezi lokale, me pacienten të vetëdijshme, siç ndodh shpesh në procedura si gastroskopia,” shpjegon Dr. Mezzana.

Pas operacionit, periudha e rikuperimit është relativisht e gjatë — minimalisht një muaj deri në një muaj e gjysmë — gjatë së cilës pacientja duhet të shmangë raportet seksuale. Gjatë kësaj kohe, mund të ndjejë një djegie të lehtë në zonën e trajtuar.

Ndërhyrjet estetike ose funksionale në organet gjenitale mbeten një temë që shpesh ngjall diskutime dhe paragjykime. Por, siç thotë Dr. Mezzana, “Ne si mjekë nuk inkurajojmë kryerjen e këtyre ndërhyrjeve, por respektojmë zgjedhjen e gruas që vendos t’i nënshtrohet një operacioni të tillë. Ky vendim nuk duhet as të kriminalizohet, as të glorifikohet — dhe, mbi të gjitha, nuk duhet të kthehet në një modë. Çdo ndërhyrje duhet të ketë një motivim të fortë psikologjik, i cili duhet të vlerësohet me kujdes nga kirurgu plastik dhe një psikolog.”

MË TEPËR

Temporal15 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar16 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike18 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet18 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske19 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar19 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar19 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar20 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook