Lidhu me ne

Mix

10 ANEKDODA RRETH FRIDA KAHLO | Shpërthyese dhe e pamëshirshme, delikate dhe e sofistikuar

Vepra e artistes meksikane Frida Kahlo është jashtëzakonisht e njohur sot në tregun e artit dhe për publikun e gjerë. Pikturat e saj ngërthejnë një tërheqje universale për mënyrën se si ato portretizojnë dhe trajtojnë vuajtjen njerëzore. Zbuloni këtë artiste nëpërmjet 10 anekdotave.

1. Ajo ishte me origjinë gjermane
Frida Kahlo lindi si Magdalena Carmen FRIEDA Kahlo y Calderón. Emri FRIEDA rrjedh nga fjala gjermane FRIEDE, që do të thotë “PAQE”. Ajo e hoqi “e-në” nga emri i saj rreth vitit 1935 dhe për pasojë u bë Frida.

2. Ajo vuante nga shumë sëmundje
Ajo ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur deri kur e zuri poliomieliti në moshën 6-vjeçare.

3. Ajo pikturonte vështirësitë e saj
Si të mos mjaftonte kjo, në moshën 18-vjeçare, ajo pësoi një aksident traumatik me autobus, i cili ishte një burim i madh vuajtjeje gjatë gjithë jetës së saj. Në total, ajo iu nënshtrua 35 operacioneve. Kahlo e ka shprehur vuajtjen e saj fizike në pikturat e saj, ndër të cilat ndoshta më e trishtueshmja është “Kolona e thyer”, e vitit 1944.

4. Ajo kishte një martesë të trazuar
Frida dhe Diego Rivera u martuan në vitin 1929. Ajo ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa ai 43. Ajo ishte gruaja e tij e tretë. Frida ka thënë një herë:
“Mua më kanë ndodhur dy aksidente të mëdha në jetën time… por Diego ka qenë më i rëndi.”

5. Motra e saj ishte gjithashtu edhe e dashura e Diegos
Marrëdhënia e tyre ishte e stuhishme. Diego kishte shumë lidhje, madje edhe me motrën e Fridës, Cristinën.

6. Frida u dashurua me dikë tjetër
Frida nuk i qëndroi besnike Diegos dhe pati gjithashtu një marrëdhënie të njohur publikisht me Leon Trotskyn.

7. Ajo ishte një ikonë mode
Frida torturohej nga pasiguritë e saj, pjesërisht për shkak të vuajtjeve fizike. Për të përballuar mungesën e vetëbesimit dhe ndjesinë e të qenit e humbur, ajo krijoi një stil të veçantë veshjeje për veten dhe e pasqyroi atë në pikturat e saj. Ajo njihet për veshjet e saj tradicionale meksikane, modelin e flokëve dhe makijazhin karakteristik.

8. Ajo ka pikturuar 55 autoportrete
Si rezultat, ajo ishte e fiksuar pas vetvetes dhe ka realizuar të paktën 55 autoportrete nga 143 pikturat e saj. Kur e pyesnin pse kishte pikturuar kaq shumë autoportrete, ajo përgjigjej:
“Sepse jam kaq shpesh vetëm… sepse unë jam subjekti që njoh më mirë.”

9. Portretet e saj kanë kuptime të shumëfishta
Ajo paraqitet në pikturat e saj nën disa maska, nga krenaria e saj kombëtare meksikane te portretizimet më simbolike, si për shembull me kafshët. Në “Autoportretin me majmun” të vitit 1938, duket sikur majmuni po shtrëngon krahun e tij rreth qafës së saj, duke nënkuptuar aspektin e shpirtit të saj.

Vepra e artistes meksikane Frida Kahlo është jashtëzakonisht e njohur sot në tregun e artit dhe për publikun e gjerë. Pikturat e saj ngërthejnë një tërheqje universale për mënyrën se si ato portretizojnë dhe trajtojnë vuajtjen njerëzore. Zbuloni këtë artiste nëpërmjet 10 anekdotave.

Frida njihet gjerësisht si një piktore surrealiste dhe shihet si një figurë kyçe në përhapjen ndërkombëtare të kësaj lëvizjeje. Kur vepra e saj filloi të vlerësohej në vitet 1930, surrealisti André Breton e përshkroi artin e saj si:“Një fjongo rreth një bombe.”

Burimi dhe Copyright i Artikullit – Revista e Artit Artsper: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-facts-frida-kahlo/  

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix16 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix16 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix17 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar17 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix17 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix18 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix18 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar18 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar18 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook