Lidhu me ne

Radar

“S’do lejoj më drejtësi jakobine e putiniste” – Rama mesazh SPAK-ut e Gjykatës së Posaccme


Kryeministri Rama ka paralajmëruar SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme se nuk do lejojë më që në Shqipëri të zbatohet një drejtësi jakobine e putiniste.

Në mbledhjen e tij me deputetët e PS-së, ai përsëriti kritikat e ashpra ndaj SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme.

Kreu i qeverisë lexoi fillimisht dy reagime lidhur me ardhjen në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së të Rektorit të Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku dhe më pas nisi monogolun me kritika ndaj prokurorëve e gjykatësve specialë.

Teksa ngriti lart, duke ua treguar deputetëve socialistë simbolin e drejtësisë, një zonjë me shpatë e peshore në dorë dhe me sytë e mbyllura, ai tha se opozita po e përdor SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për të luftuar PS-në e për ta larguar aë nga pushteti.

Kryeministri nënvizoi se ndryshe nga imazhi që duhet të ketë drejtësia, sytë e mbyllura janë shndërruar në sy me gjak nga prokurorët e gjykatësit që ndikohen nga opozita dhe media për të luftuar qeverinë e PS-në e për t’u dashur nga populli.

“Kjo është zonja e drejtësisë, kështu e kanë konceptuar shumë kohë më parë ata që kanë vendosur sistemin e drejtësisë. Barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit. Shekull pas shekulli deri kur erdhi dita kur u ngrit Gjykata e Strasburgut kështu është konceptuar drejtësia. Ky imazhi drejtësisë po të skulpturohej para reformës në drejtësi, kjo zonja do ishte e shtrirë, bufi i kënetës me zhapinj, krimba, gjarpërinj, vemje, bretkosa, gjinkallat, insekte, mbi të duke i ngrënë rrobullitë, kështu do ishte skulptura para reformës në drejtësi. Këtë zonjën në këmbë e ngriti PS-ja, kjo shumicë qeverisë vullneti dhe vendosmëria jonë. Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimiroviç Putinit, nuk është gjuha e Evropës. Sot kjo zonjë e drejtësisë i ka sytë me gjak sepse një gjykatës thotë me shkrim, populli kërkon dënim më të rëndë. Bufi i kënetës kërkon ta shfrytëzojë zonjën me shpatë në dorë për të na hequr ne nga kjo detyrë, me zhabat e gjarpërinjtë i çojnë përditë letra nga më të ndryshmet me denoncime e letra anonime dhe zonja me sytë më gjak ndjek mediat dhe me shpatën në dorë pret koka majtas e djathtas që populli ta dojë. Këtë drejtësi e kanë bërë jakobinët, këtu jo, nuk ka për të ndodhur. Këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën e Posaçme që vulos gjithçka i çojmë ne, se ne jemi Amerika, këtë nuk mund ta pranoj më dhe nuk do e pranoj më.”­ – shtoi Rama.

Më tej kreu i qeverisë iu drejtuar prokurorëve të SPAK-ut duke i porositur qaë të mos merren me deklaratat e tij po të bëjnë detyrën dhe të mos shdërrohen në redaksi lajmesh e portalesh.

Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK-ut. Në vend që të merren me deklaratat e mia, të bëjnë punë e tyre, e kanë mbështetjen tonë. t’i dëgjojnë që këto që unë dhe ne themi si kritika dhe shqetësime konstruktive. Për mua dhe PS-në, SPAK e Gjykata ePosaçme rrojnë 1 mijë vjet, nuk i vjen shqetësim nga ne. Dhe të mos ndjekin mediat sikur janë parti politike. Të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi gazetash, portalesh, kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Kurdoherë që do kapin korrupsion, atë shpatën, ta hapin krahun me gjithë forcën, po korrupsion ama. Nuk mund ta pranojmë ne që SPAK është redaksi lajmesh. Nuk mund ta pranojmë ne këtë gjë, që kryetarja e Komisionit të Ligjeve të marrë vesh nga media që është person i dyshuar për një çështje. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit të merren aty brenda dhe të mos njoftohen që janë nën hetim. Dhe e fundit, po kostot financiare të gjithë kësaj gjëje, a duhet t’i kemi parasysh. Po kur paguan një prokuror e një gjyqtar më shumë se Presidenti dhe se deputetët duhet të kërkosh edhe standardet. Nuk kompleksohem unë çfarë thonë. Këneta e sheh SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme si mjete për të luftuar PS-në dhe qeverinë. Por SPAK-u e Gjykata e Posaçmë siç janë shpresë duhet të bëhet edhe krenari kombëtare. Nuk duhet të punohet me metodat e Kremlinit, duhet menduar për konsulencë ndërkombetarë për të gjitha gjërat kur nuk kanë kapacitet t’i analizojnë. Çdo njeri meriton deri në fund të respektohet. – nënvizoi kreu i qeverisë.

Në fund kryeministri Rama tha se më 11 maj opozita do e marrë përgjigjen e duhur dhe se mandati i katërt do jetë për Shqipërinë dhe drejtësinë evropiane.

/Hashtag.al

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix9 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix9 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix9 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar9 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix9 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike9 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix9 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix9 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix9 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook