Mix
“Jam pishman që s’bëra më shumë fëmijë”, Eni Çobani ndan pengun e jetës

Mëmësia ka qenë detyra më e bukur për Eni Çobanin. Ajo e ka ndarë disa herë marrëdhënien e ngushtë me djalin, Aldin pa e fshehur dot krenarinë teksa e sheh të formohet e ndjekë rrugëtimin e tij. Por për herë të parë, në programin “Sol” në Klan Kosova, avokatja ka shprehur të vetmin peng: mungesën e fëmijëve të tjerë.
Ardhja e Aldit për mua ka qenë një dashuri e jashtëzakonshme. Të vetmin pishman kam që nuk solla në jetë fëmijë të tjerë. Tani në moshën që jam e kam një pishman shumë të madh sepse Aldi është rritur, është bërë i pavarur, ka jetën e tij dhe shumë prezent tani me ne nuk është sepse ka shoqërinë e tij dhe ne na mungon një gjë tjetër ta kemi në duar, kështu që patjetër që jam për familjet që kanë shumë fëmijë.
Karriera dhe ideja se ka gjithmonë kohë teksa vitet kalojnë pa kuptuar janë arsyet që avokatja tha se nuk kanë favorizuar shtimin e familjes, por kjo detyrë i ka kaluar Aldit.
Uroj që Aldi ta shtojë numrin e fëmijëve, i kemi vënë ca detyra që në të ardhmen e afërt nëse ai do të lidhet dhe patjetër që po, të na bëjë dy apo tre fëmijë sepse ndoshta o të plotësojë një çikë atë mungesën tonë.