Lidhu me ne

Radar

Aleatët në radhë te Berisha për vende të sigurta në lista. Meta dhe Mediu pa marrëveshje. Agrarët marrin një vend, Dule me ‘oreks të madh’

Sali Berisha

Nën tik-takun e afateve që ngushtohen për koalicionet parazgjedhore, ecejaket e aleatëve në selinë blu janë shtuar orët e fundit.

Negociatat në gjirin e partive opozitare nuk duken të lehta pasi kërkesat për vende te sigurta në listën e sigurtë të Partisë Demokratike tejkalojnë kuotën që Sali Berisha ka në mendje për aleatët.

“Sigurisht që aleatët do kenë kandidat dhe kjo kuotë është në negocim dhe sipër. Koalicioni bëhet mbi bazën e një rekordi elektoral dhe ai nuk mund të shkelmohet”, tha Berisha.

Me Ilir Metën në burg marrëveshja politike mes dy aleatëve duket e vështirë. Në ditën e dytë të negociatave, të mandatuarit e kreut te Partisë së Lirisë dolën duar bosh.

“Janë drejt përfundimit negociatat, kaq mund t’u them”, tha Tedi Blushi.

Fatmir Mediut iu desh të ngjiste dy herë brenda pak orësh shkallët e selisë blu. Një vend i sigurte në listën e PD, nuk josh aleatin historik të demokratëve.

“Kam marr mandat në Tiranë dhe raportet e PR kanë qene me peshe në Tiranë, por do shqyrtojmë çdo lloj opsioni sepse nuk është vetme fakti personal, por është fakti për të kontribuar në të gjithë territorin e Shqipërisë”, tha ai.

Me oreks të shtuar për vendet e sigurta në listën e PD, shkoi edhe Vangjel Dule.

“Nuk kemi arritur ne kandidime, do kem aq kandidate sa i shpërbejnë mbarëvajtjes së koalicionit”, deklaroi Dule.

I vetmi që mbylli marrëveshjen ishte Agron Duka.

“Një në listë mbyllur dhe nga një në listë hapur në dhjete qarqe nëse si mbahet kontratës prishet kontrata”, u shpreh Duka.

Sali Berisha po nxiton të mbyllë një marrëveshje politike para 3 marsit, ditë kur skadon afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.

/TCH

MË TEPËR

Radar10 minuta më herët

Akuzat për vilë në Gji të Lalzit, Flamur Noka: E kam falur Gaz Bardhin

Përveç betejes me Lulzim Bashën, një nga përplasjet më të forta të Flamur Nokës ka qenë ajo me Gazment Bardhin,...

Radar20 minuta më herët

Gjunkshi braktis Bashën dhe garon për PD-në në Dibër

Ish-prokurori Ndoja në primaret e Berishës, Gjunkshi braktis Bashën dhe garon për PD-në në Dibër Kryesia e PD ka miratuar...

Mix24 minuta më herët

Gatimet e preferuara të Kate Middleton!

Kate Middleton është padyshim një nga ikonat më të admiruara të elegancës dhe stilit në nivel ndërkombëtar. Por pas imazhit...

Mix30 minuta më herët

Eni Çobani surprizohet nga letra e dashurisë së bashkëshortit, flet për herë të parë për të

Ishte janari i vitit 1998 kur Eni Çobani kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me bashkëshortin, Avenirin. Siç kujton ajo...

Sport59 minuta më herët

Ja cilat janë gazetat sportive më të mira për lajmet e fundit të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë

Cilat janë gazetat dhe portalet më të mira sportive në Shqipëri dhe në Kosovë Më poshtë është një listë me...

Radar1 orë më herët

Deputetja e Kosovës Duda Balje: Nuk do e pranoja kurrë fëmijën tim nëse do ishte pjesë e LGBT

Deputetja e njohur boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e saj...

Mix1 orë më herët

Si të parandalohet rënia dhe dobësimi i flokut

 Hollimi i flokëve është i zakonshëm dhe mund të shkaktohet nga hormonet, gjenetika, plakja, infeksionet, mjekimet, sëmundjet autoimune etj. Trajtimet...

Radar2 orë më herët

Aleatët në radhë te Berisha për vende të sigurta në lista. Meta dhe Mediu pa marrëveshje. Agrarët marrin një vend, Dule me ‘oreks të madh’

Sali Berisha Nën tik-takun e afateve që ngushtohen për koalicionet parazgjedhore, ecejaket e aleatëve në selinë blu janë shtuar orët...

Radar2 orë më herët

“S’do lejoj më drejtësi jakobine e putiniste” – Rama mesazh SPAK-ut e Gjykatës së Posaccme

Kryeministri Rama ka paralajmëruar SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme se nuk do lejojë më që në Shqipëri të zbatohet një...

Radar20 orë më herët

Lulzim Basha fotografohet si turist në Washington

Lulzim Basha Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është fotografuar ditën e djeshme përtej oqeanit Atlantik. Basha është parë në...

Facebook