Kryesore
Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur se një hap i tillë do të vlejë shumë, pasi kjo zonë e kryeqytetit është qendrore, e aksesueshme lehtësisht dhe distancat nuk janë të gjata.
“Në këtë zonë do t’ja vlejë shume të ecet me këtë projekt, është një zonë qendrore, e aksesueshme lehtësisht nga ku banorët distancat që duan të përshkojnë nuk i kanë të gjata. Duke stimuluar ecjen, zona do jetë më efikase dhe për bizneset në zonë”, tha ai.
Kreu i qeverisë është shprehur ndër të tjera se do të ndërmerren masa për parkimin e dyfishtë, për të cilin tha së është një problem kryesor për trafikun.
“Hapi tjetër që do duhet të bëjmë është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor. Kjo do të bëjë që shumëkush në distanca të arsyeshme të filloj të mendje që mund të lërë makinë dhe të përdor më shumë këmbë”, tha kryeministri.
Rama: Nëse i rikthehemi kohë që pandemisë, kur u rikthyem këmbsorizimit, nuk ndodhi ndonjë hata në jetën e njerëzve, duke marrë parasysh që në të gjitha rastet, që Tirana nuk është një qytet i madh në distanca, perimetra të caktuara që lidhen me qendrën.
Mund të jemi më kurajoz për këmbsorizimin e hapësirave dhe duhet t’i shmangemi idesë se për të ulur trafikun, duket të zgjerosh rrugën… Në këtë zonë do t’ja vlejë shume të ecet me këtë projekt, është një zonë qendrore, e aksesueshme lehtësisht nga ku banorët distancat që duan të përshkojnë nuk i kanë të gjata. Duke stimuluar ecjen, zona do jetë më efikase dhe për bizneset në zonë.
Duke e mbyllur do ju sjell rastin e Vlorës, sepse u bë një debat i jashtëzakonshme për LungoMaren, pasi drejtuesit belg sollën një projekt të ngushtë dhe ata që ishin kundër e donin më të madh. Po aty gjithçka po shkon shumë mirë. Duhet një kohë informimi dhe shkëmbimi idesh, në mënyrë që banorët që janë, të jenë të parët që përkrahin projektin. Ndërkohë, më tej do të mendojmë për të tjerat mundësi, si parkimet nëntokësore.
Hapi tjetër që do duhet të bëjmë është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor. Kjo do të bëjë që shumëkush në distanca të arsyeshme të filloj të mendje që mund të lërë makinë dhe të përdor më shumë këmbët, duke ulur kështu edhe prekjen nga sëmundjet kardiaket e të tjera.
Demokracia ka ardhur më shumë kolesterol në Shqipëri dhe pesha mesatare e popullatës është shumë më e arritur falë mirëqenies, por edhe shumë helmeve, ushqimeve që mirë është të evitohen. Falenderoj projektuesit, inkurajoj bashkinë për që të çojë para projektin dhe me siguri me policinë e shtetit do ndërhyjmë për të frenuar parkimin e dyfishtë që do lehtësojë shumë procese të tjera.