Lidhu me ne

Kioske

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11

Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve?

Shqipëria sot gjendet në situatë me një politikë të ngrirë. Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

I.

Po pse Rama ndihet i sigurt në pushtetin e tij me këtë situatë politike të ngrirë vetëm në maxhorancë?

Sepse tani, gjithkush e sheh dhe e kupton që Partia Demokratike është në një gjendje krize që nuk krijon dot as ide të reja për zhvillimin kombëtar,  dhe ende nuk ka krijuar një platformë normale për programin politik të asaj përballë opinionit publik, në këtë periudhë që gjendet dy muaj para ditës së zgjedhjeve.

Dhe kuptohet ndërkaq që Partia Demokratike nuk ka një kryetar partie të pranueshëm ndërkombtarisht në Perëndim, sepse Sali Berisha është non-grata në Amerikë.

Dhe kjo gjendje po e dëmton në mënyrë permanente.

Por e kupton dot Partia Demokratike këtë gjendje? Ajo e kupton, por tani vetë Partia është e pushtuar nga Sali Berisha.

Por, a mund të vijë në pushtet në Shqipëri sot një parti politike që e ka kryetarin e saj të shpallur të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motivin: për korrupsion me gjithë familjen e tij?!

Dhe prandaj, pikërisht këtu mbyllet çdo perspektivë e tij.

Dhe nuk duhet të harrojmë se Sali Berisha është përballë një procesi gjyqësor edhe në Shqipëri me akuzën “për korrupsion “.

Atëherë, çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike?

Po Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve?

Nëse do t’i qëndronim një analize politike, duke parë situatën se, Partia Socialiste hyn në garën elektorale për të marrë mandatin e katërt të qeverisjes së saj, PD duhej të ishte favorite kryesore.

Por në të njëjtën kohë na duhet të theksojmë se është fakt tani që, të fitosh zgjedhjet elektorale të këtij viti me Berishën kryetar partie, është pamundësi absolute.

Dhe sigurisht që këtu mbyllet gjithçka.

II.

Politika e çdo partie në Shqipëri ka sot një ligjësi të brendshme që thotë: kryetari i papranueshëm nga shoqëria shqiptare dhe nga politika amerikane në funksion të drejtimit të Shqipërisë, nuk mund të jetë kryetar, sepse ky krijon një luftë elektorale, e cila do të zhvillohej në vakum.

Ja kjo është arsyeja që nuk mund të kapërcehet, sepse Berisha është nën presionin psikik të padisë penale që e akuzon në gjykatë për korrupsion, dhe gjendja e tij juridike non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Berisha ka vetëm një shpresë, dhe vetëm sipas kësaj pyetjeje: a do të mund ta marrë pafajësinë e tij në SPAK ku po gjykohet me akuzën për korrupsion?

Dhe në fund pyesim: A do të mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje e ngrirë në muajin maj të këtij viti?

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix7 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore8 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar10 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix10 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar11 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar12 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix12 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore13 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix13 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook