Lidhu me ne

Mix

Sallata plot hekur dhe vitaminë C, Mbrojtësja e imunitetit gjatë virozave

Kur nënat thonë se duhet të hash patjetër sallatën, përveç ushqyerjes ato kanë në mendje edhe vitaminat dhe mineralet. Përveç frutave, sallata është mënyra më e mirë që të merrni nga perimet e freskëta vitamina dhe minerale.

Duke i konsumuar të freskëta, vlerat e perimeve janë në nivelin e tyre më të lartë, ndaj edhe organizmi përfiton më shumë. Sallata që ju sugjeron AgroWeb.org përmban plot nutrient të cilët mbrojnë organizmin duke forcuar imunitetin.

Spinaqi, rukola dhe kale janë plot me hekur, e ndërsa limoni, portokalli dhe speci të pasur me vitaminë C, ndërkohë panxhari është perimi i duhur për gjakun. Duke i kombinuar bashkë ju krijoni një paketë të fuqishme e cila rigjallëron qelizat e organizmit.

Përbërësit

  • 1 tufë me spinaq të vogël
  • 1 tufë me rukola
  • 1 tufë me kale
  • 2 panxharë
  • 2 portokalle
  • 1 limon
  • 2 speca të verdhë
  • 1 spec i kuq
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

Si fillim vendosni përë zierë panxharin në një tenxhere të vogël me uje dhe pak kripë.

AgroWeb.org ju sugjeron që të nisni me larjen e barishteve duke i futur në një tas me ujë dhe t’i spërkatni me sodë buke.

Zhytini disa herë që të mbulohen plotësisht në ujë e më pas ndërrojeni ujin.

Përsëriteni këtë hap dy herë dhe më pas lajini edhe me ujë të rrjedhshëm gjethet e spinaqit, kales dhe rukolës.

Ky hap është shumë i rëndësishëm pasi zakonisht në gjethet e këtyre barishteve mbeten papastërti të cilat dëmtojnë organizmin kur konsumohen të pa gatuara

Më pas AgroWeb.org ju sugjeron që t’i ndani me duar në copa më të vogla dhe t’i kaloni në një tas të madh sallate.

Tani e kanë radhën specat dhe agrumet.

Pasi t’i keni larë edhe këto me ujë me sodë buke ose kripë nisni t’i prisni me thikë.

Agrumet do t’i përdorni bashkë me lëkurë pasi aty qëndrojnë edhe vlerat më të përqendruara.

Mund t’i prisni në thela, por AgroWeb.org ju tregon se nëse i prisni në rrathë do a keni më të lehtë.

Pasi të keni shtuar edhe specat e kanë radhën panxharët.

Qërojini nga lëkura dhe në fund hidhni vaj ulliri, pak kripë për shije dhe përziejini mirë.

Lëreni sallatën të pushojë për 3-5 minuta kështu marinohet më mirë dhe më pas mjafton ta ndani me familjarët tuaj./AgroWeb.org

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook