Lidhu me ne

Mix

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde dhe të pamundura për t’i realizuar. Megjithatë, nuk tërhiqem prej tyre, madje përkundër të gjithave besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën. Por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Sa mirë, kur askush nuk duhet të presë asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.

Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe ndihu i lumtur.

Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar. Duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasurinë dhe forcën, por në karakterin e mirësinë.

Njerëzit janë vetëm të tillë dhe të gjithë kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar, madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd, nuk je një dhe i vetëm.

Të gjithë jetojmë me dëshirën që të jemi fatlumë dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.

Pse, disa njerëz duhet të durojnë urinë, përderisa në vendet tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë kaq të çmendur.

Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjell kënaqësi të gjithëve, madje edhe atyre të cilët, kurrë nuk i kam njohur.

Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.

Kam kuptuar se bukuria, gjithmonë diku ekziston: në natyrë, në rrezet e diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo, mund të të ndihmojë.

Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht, formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.

Është vetëm një rregull, që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër dëshpërimit.

Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.
Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe parimet e mia dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë person sesa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.

Secili që është i lumtur, do t’i bëjë edhe të tjerët të lumtur.

Pavarësisht gjithçkaje, unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë.

Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka mbetur ende“.

MË TEPËR

Mix17 minuta më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix27 minuta më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix31 minuta më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix33 minuta më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Mix36 minuta më herët

Si të kesh më shumë vetbesim? 7 mënyra shkencore për të mposhtur mungesën

Nëse po kërkon të ndihesh më i sigurt, je në vendin e duhur. Pavarësisht nëse dëshiron të përmirësosh besimin e...

Mix37 minuta më herët

Cilat janë linjat ajrore më të mira në botë?

AirlineRatings.com ka bërë një studim mbi linjat ajrore më të sigurta në botë për vitin 2025 dhe duke vlerësuar gjithashtu...

Mix39 minuta më herët

9 biznese që mund t’i nisni pa asnjë qindarkë!

Megjithatë, e kuptojmë se kjo nuk është gjithmonë e mundur—dhe kjo është krejtësisht normale. Disa biznese nuk kërkojnë fare kapital...

Mix40 minuta më herët

Shfaqja e Meghan Markle më në fund do të publikohet, dukesha do të tregojë gatimet, kopshtet dhe garderobën e saj

Këtë mars, do të publikohet më në fund dokumentari i ri i Duketës së Sussex, “With Love, Meghan”, që ishte...

Mix42 minuta më herët

Kardiologia: Mos e neglizhoni një dhimbje në gjoks që zgjat 2-3 minuta

Dhimbjet në gjoks nuk janë gjithmonë të lidhura me zemrën, por ato janë një sinjal që duhet të shkojmë tek...

Mix2 orë më herët

Olivia Munn flet për incidentin në xhirime: Më kërkuan të heshtja

Olivia Munn pretendoi se iu ofruan mbi 1 milion dollarë për të heshtjen e saj lidhur me një incident “traumatik”...

Facebook