Lidhu me ne

Radar

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

"Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e pasionet në Shqipëri, Agalliu vuri theksin pikërisht te fenomeni i mësipërm.

“Mbase tendenca e vajzave për të pasur në krah një mashkull të tillë, pa marrë parasysh formimin e tij, përfundon pikërisht me këto raste tragjike”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.

Spartak Koka: Pra, ata që merren me drogë, duken si njerëz me vlerë sot.

Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.

Emigracioni sjell tradhti në çift? Psikologia rendit shkaqet e krimeve të pasionit

Psikologia Aurela Agalliu, nisur dhe nga përvoja e saj në gjykatë rendit problemet ekonomike dhe tradhtinë bashkëshortore si pikënisje të situatave që çojnë dhe në ngjarje tragjike.   

Aurela Agalliu: Në fakt, nga përvoja ime në gjykatë dhe nga numri i lartë i divorceve që po shtohen dalin në pah faktorë të tillë si problemet ekonomike, më së shumti tradhtia bashkëshortore. Dy nga faktorët që çojnë në divorce, por edhe në dhunë në familje.

Blendi Feviziu: Po emigracioni?

Aurela Agalliu: Emigracioni është një faktor i vjetër në fakt, po them që nuk është aktual sepse ne e dimë shumë mirë në cilën kohë shqiptarët kanë filluar të emigrojnë, pra është një post faktor tjetër, pas emigracionit është pjesa e tradhtisë, se me emigracionin kanë lindur edhe të tjera marrëdhënie paralele për bashkëshortët, qoftë për ata që kanë emigruar, qoftë dhe për personin që ka qëndruar këtu.

Por unë do t’i qëndroja shumë edhe opinionit të profesorit në lidhje me problemet e shëndetit mendor. Ajo që ne nuk diskutojmë shpesh herë nëpër studiot televizive kur ndodhin krime për pasion edhe pse nuk janë të tillë është sepse problemet e shëndetit mendor janë rritur në masë.

Blendi Fevziu: Pse, kush i shkakton?

Aurela Agalliu: Ne vijmë nga një shoqëri ku ka pasur shumë drama, ka pasur shumë dhunë, ka pasur ndrydhje. Familja shqiptare ka vuajtur shumë, dalin në pah problemet e familjes shqiptare sepse njerëzit kanë marrë dhe guximin të flasin dhe të denoncojnë dhunën.

Për shkak të turpit, për shkak të stigmës, jemi munduar që atë familjen problematike ta mbajmë fort dhe ta paraqesim si ideale jashtë. Shpesh herë, njerëzit dhe individët janë kufizuar edhe për shkak të faktit që ka pasur fëmijë dhe nuk kanë dashur që të shkaktojnë ndarjen e prindërve dhe lënien e fëmijëve vetëm.

Shoqëria është zhvilluar, është emancipuar, dhe normalisht me zhvillimin dhe emancipimin e tyre duket sikur familja shqiptare, pavarësisht një numri shumë të lartë divorcesh duket sikur kanë filluar të kuptojnë dhe të respektojnë të drejtat e tyre dhe kur një martesë nuk funksionon mund ti drejtohen dyerve të gjykatës.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook