Lidhu me ne

Mix

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz, ajo është më shumë një armik i heshtur sesa një mrekulli. Nëse keni ndjerë ndonjëherë që nuk jeni në formë, por nuk mund të kuptoni se pse, kafeja juaj e përditshme mund të jetë shkaktari. Është e lehtë të injorosh shenjat që trupi juaj po refuzon kafeinën derisa ato të bëhen të pamundura për t’u injoruar.

Këmbët “miza”

Nëse keni ndjerë ndonjëherë se këmbët tuaja nuk qëndrojnë dot të qeta pas një filxhani kafeje, kafeina mund të jetë shkaktari. Për disa njerëz, kafeina e stimilon tepër sistemin nervor, duke shkaktuar një dëshirë të pakontrollueshme për të lëvizur këmbët—sidomos natën. Kjo ndjesi mund të vështirësojë procesin e gjumit. Duke qenë se kafeina mund të qëndrojë në sistemin tuaj për orë të tëra, edhe një kafe pasdite mund të çojë në një natë të parehatshme.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Skalp i thatë

Efektet dehidratuese të kafeinës nuk ndikojnë vetëm në trupin tuaj – ato gjithashtu mund të ndikojnë në lëkurën e kokës, duke çuar në tharje të tepërt ose skuqje. Një skalp i thatë nuk është thjesht i pakëndshëm; me kalimin e kohës, mund të dobësojë shëndetin e flokëve dhe të kontribuojë në rrallimin e flokëve. Nëse skalpi juaj thahet dhe flokët po ju bien, mbase shkaku është kafeja.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Një shtresë në gjuhën tuaj

Mund të tingëllojë e çuditshme, por efektet acidike të kafeinës mund të bëjnë që një shtresë e gjelbër të shfaqet në gjuhën tuaj. Kjo ndodh shpesh kur sistemi juaj tretës po përpiqet të përpunojë acidin, duke çuar në një çekuilibër në bakteret në gojën tuaj.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Ju bie energjia në mesditë

Kafeina supozohet t’ju japë energji, por për disa, ajo bën të kundërtën – duke çuar në rënie ekstreme të energjisë vetëm disa orë më vonë. Kjo ndodh sepse kafeina shkakton një rritje të adrenalinës dhe sheqerit në gjak, e cila bie shpejt, duke ju bërë të ndiheni të lodhur. Nëse e gjeni veten të dëshpëruar për një filxhan tjetër në fillim të pasdites, mund të jeni në një rreth vicioz varësie.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Ënjtje

Për disa njerëz, kafeina nuk është vetëm një përforcues i energjisë – është diçka që trupi i tyre e sheh si një mysafir të padëshiruar. Kur dikush ka një intolerancë ose alergji ndaj kafeinës, sistemi i tyre imunitar reagon ashpër, duke e trajtuar atë si një substancë të dëmshme. Kjo shkakton lirimin e histaminës, një kimikat që shkakton inflamacion, në një përpjekje për të “luftuar” kafeinën.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Pagjumësi

Edhe nëse pini kafe vetëm në mëngjes, intoleranca ndaj kafeinës mund t’i mbajë efektet e saj në trupin tuaj për orë të tëra. Kjo mund të çojë në probleme për të fjetur, për të qëndruar në gjumë ose për t’u çlodhur kur zgjoheni.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Probleme me stomakun

Për disa, kafeina irriton mukozën e zorrëve, duke çuar në fryrje, ngërçe apo edhe diarre. Ky shqetësim shpesh krijohet me kalimin e kohës, duke ju lënë të ndiheni të lodhur dhe irrituar. Nëse sistemi juaj tretës duket se “rebelohet” çdo herë që pini kafe, trupi juaj po ju thotë se është koha për të bërë një pushim. 

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës

Një zemër që rreh më shpejt se zakonisht mund të jetë normale pas një stërvitjeje, por nëse ndodh nga hiçi, shkaku mund të jetë kafeina. Ky stimulues përshpejton rrahjet e zemrës dhe mund të çojë në një ritëm të parregullt. Nuk është thjesht bezdisëse- mund të jetë alarmante dhe madje e rrezikshme në disa raste.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Rritja e ankthit

Kafeina stimulon sistemin nervor dhe për disa njerëz, kjo mund të shkaktojë ndjenja ankthi. Nëse e gjeni veten më të nervozuar se zakonisht pasi keni pirë kafe, duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi trupi juaj po reagon. Reduktimi i marrjes së kafeinës mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit tuaj nervor dhe të rikthejë një ndjenjë ekuilibri.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Dehidratim pavarësisht nga pirja e ujit

Efektet dehidratuese të kafeinës mund të pengojnë trupin tuaj të përthithë siç duhet lëngjet. Edhe nëse jeni duke pirë ujë së bashku me kafenë tuaj, vetitë stimuluese të kafeinës mund t’ju bëjnë të ndiheni të etur dhe pa energji. Nëse vëreni këtë etje të vazhdueshme, mund të jetë një ide e mirë të reduktoni marrjen e kafeinës.

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga

Burimi: Bright Side

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook