Lidhu me ne

Mix

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? – Këshillat që duhet të ndiqni

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit dhe shëndetit të zemrës.

Por ajo për të cilën nuk flasim gjithmonë është se si gjumi forcon imunitetin dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj infeksioneve virale.

Ndoshta ju preferoni të qëndroni zgjuar deri në orët e vona të natës, duke parë shfaqjet tuaja të preferuara në TV ose ndoshta mund të vuani nga pagjumësia.

Pavarësisht arsyes që nuk po flini mjaftueshëm, ekspertët thonë se gjumi është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar sëmundje të ndryshme dhe ju ndihmon për të pasur një shëndet të mirë.

Qelizat imune njihen gjithashtu si qeliza T. Këto qeliza luftojnë kundër patogjenëve intraqelizorë, ose qelizave që janë të infektuara me sëmundje të tilla si gripi, HIV dhe koronavirusi.

Studimet tregojnë se gjumi ka një ndikim të madh në qelizat T.

Për shembull, një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështetet, zbuloi se personat që flinin mirë kishin përmirësuar funksionimin e qelizave T, duke forcuar imunitetin kundër viruseve patogjene.

Studiuesit arritën në përfundimin se kjo është për shkak se gjatë gjumit të qetë, hormonet e stresit si epinefrina dhe norepinefrina, si dhe përbërjet pro-inflamatore ishin shumë më të ulëta, gjë që lejon qelizat T të bëjnë punën e tyre më mirë.

Por kjo nuk është e gjitha sepse sipas ekspertëve, të qënurit i privuar nga gjumi ndalon trupin tuaj të prodhojë citokina mbrojtëse, ose përbërës që i nevojiten trupit për të luftuar infeksionet dhe inflamacionin. Antitrupat që mbrojnë trupin nga infeksionet virale prodhohen gjithashtu më pak tek ata që nuk flenë sa duhet.

Por sa gjumë duhet të bëjë një njeri për të pasur shëndet më të mirë?

Ekspertët thonë se të rriturit duhet të flenë midis shtatë dhe tetë orë çdo natë. Gjithashtu fjetja për nëntë deri në dhjetë orë në natë, mund të rrisë rrezikun e cilësisë së dobët të gjumit dhe të çojë në probleme të tjera të gjumit si pagjumësia ose vështirësia për të fjetur.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të flini gjumë mjaftueshëm.

Ne e dimë që kjo mund të jetë e vështirë, ndaj ju mund të provoni të praktikoni joga ose meditim para gjumit, ushtrime të cilat ndihmojnë duke reduktuar stresin./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook