Lidhu me ne

Kryesore

Rama- komentuesit: O me mua në Evropë o me Bufin në gropë!

'I mban ministrat e korruptuar nën sqetull'/ Rama- komentuesit: OEdi Rama

Kryeministri Edi Rama vijoi sot sërish me rubrikën ‘Sy më sy’ për tiu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.


‘Ke 12 vite por akoma ske zgjedhur… duhej të mbroshe ministre të korruptuara e ti mbash nën sqetull,, duke sulmuar drejtësinë, apo do ulësh kokën përpara saj… duke repsektuar pushtetet e pavarura në Shqipëri?’, i shkruante një komentues.

Ndërsa Rama i është përgjigjur ‘o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!’

‘Tani, i dashur Gjergji dështova apo nuk dështova unë të bëj shtet, këtë ia lëmë këtyre pak viteve që kemi përpara sepse në këto vite përpara, unë do të bëj atë çmos-in e madh që Shqipëria të ngjitet në majën e Bashkimit Evropian e nëse ngjitet, do të ngjitet vetëm sepse ka bërë shtet se ndryshe asaj maje as nuk i qasesh dot.

Tani zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë; o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!’, tha Rama.

Rama ka folur edhe për drejtësinë dhe punën e Gjykatës së Posaçme. Ai theksoi se qeveria ka heshtur për më shumë se 5 vite, por jo më tani.

“Nëse unë nuk do të kisha bërë një zgjedhje të qartë 16 më vjet më parë për të luftuar për një drejtësi të pavarur, kjo që sheh sot ka qenë e shkruar në programin tonë që kur ishim në opozitë. Atëherë ka qenë e paimagjinueshme që drejtësia të godiste majtas e djathtas deri fare lartë. Nuk e di çfarë ke parë kur thua sulme ndaj drejtësisë. Nëse e ke për ato që unë kam thënë lidhur për ndalimin pa gjyq të kryetarit të bashkisë së Tiranës, atëherë kemi nevojë të sqarohemi përsëri. Unë mendoj se të kërkosh standarde demokratike në një proces të drejtësisë, aq më tepër kur kreu i bashkisë merret nga zyra e çohet në burg pa u shpallur ende i pandehur e lëre më fajtor, nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë.

Është detyrimi ynë për të ngritur zërin pasi ky është një nga kushtet themelore të Bashkimit Europian, një vend ku sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi. Kur ka probleme standardesh, jo vetëm duhet ta themi, por edhe do ta themi me kokën lartë e zërin plotë. Ne heshtëm për 5 vjet e më shumë, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam ndaj asaj trysnie, e cila hera-herës ka shkuar deri në absurd mbi punonjësit e administratës. Ne heshtëm strategjikisht, në mënyrë që pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej në një vend ku drejtësia nuk ka pasur kurrë pavarësi. Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë kur thotë populli, madje është qartësisht burim i një vetëbesimi të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, ne do të flasim për forcimin e demokracisë dhe do të jemi kritik sa herë që këto standarde do të shkelen”, tha Edi Rama.

MË TEPËR

Kryesore21 minuta më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal19 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar20 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike22 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet22 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske23 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar23 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar23 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar23 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook