Lidhu me ne

Kioske

Pse edhe kësaj here nuk do të ketë rrotacion ?

Një gjë është 100% e sigurtë, në 11 Maj fiton PS-ja

Edhe qeverisja më e keqe, ka të " lumturit " e saj – Podiumi Lajmet më të  fundit në Shqipëri
Koment nga Bilbil Beqiri -Botues i Podiumi.com

Unë besoj se shqiptarët e kuptojnë rëndësinë e rrotacionit në qeverisjen e vendit, por për të ndodhur rrotacioni duhet që opozita ta përfaqësojë atë.

Duhet që opozita të jetë e re në frymë dhe në energji, e mbushur me njerëz dhe fytyra të dashura për publikun e gjerë. Me njerëz të mirë, të ndershëm, të tillë që nuk të bën zemra t’i refuzosh.

Në Kosovë Edona Llalloshi mori 30 mijë vota personale.

Kur njerëzit të duan ta japin voten, të japin edhe shpirtin

Në Turqi, më saktë në Stamboll, kandidati simpatik i dashur nga populli i tregoi botës se kandidati i mirë “thyen në mes” çdo lloj autokracie. Ekrem Imamoglu fitoi dy herë zgjedhjet përballë supermakinerisë ekonomike dhe mediatike të Erdogan.

Në Shqipëri opozita për shkak të proceseve që kaloi brenda vetes, edhe kësaj here e ka të pamundur të ofrojë frymë dhe fytyra të reja, të dashura për publikun.

Për shkak të proceseve që kaloi Brenda vetes, opozita edhe kësaj here nuk del dot nga qerthulli ku është futur. Premtimet dhe zotimet e bëra rrugës gjatë kacafytjeve të brendshme e kanë futur në rreth vicioz.

Nuk ecet gjithmonë me filozofinë kur s’është pula hahet sorra.

Edhe njëherë unë besoj se shqiptarët e kuptojnë rëndësinë e rrotacionit dhe pikërisht për këtë arsye skuadra opozitare do ndëshkohet përsëri.

Opozita duke nxjerrë nga mikrovala fytyra që publiku i gjerë i ka refuzuar njëherë nuk bën gjë tjetër veçse i heq vetes nga duart mundësinë e artë të ardhjes në pushtet, dhe vendit mundësinë e rrotacionit politik.

/ Podiumi.com media online prej vitit 2016

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook