Lidhu me ne

Radar

Kryeministri e ironizon me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me zogun “sqep këpucë”

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre duke i vendosur njeri-tjetrit edhe epitete shpendësh, në ndonjë rast edhe grabitqar.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Rama përmendi “bufin e kënetës” për të ironizuar liderin e opozitës.

“Këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të të shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë”, thotë Rama për Berishën.

Në rrjetin e tij social, ka publikuar edhe disa karakteristika të bufit të kënetës. “Bufi i kënetës  është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkruan Rama.

Ndërkohë sot Berisha ka artikuluar për herë të parë termin “zogu sqep këpucë” për të përkufizuar kryeministrin. Sipas kreut të PD-së, ky zog ka aftësinë të hajë zogjtë e tij.

Sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lot krokodili. A nuk iu preu Rama fotografinë në krah kur i dha çelësin e qytetit, Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai se do ketë arrestime? Unë socialistëve u thashë dje: lexoni pak zogun sqep këpucë. Ai zog ka një veti, ai han zogjtë e tij. Ti biem shkurt. Zogu sqep këpucë ushqehet me zogjtë e tij”, tha Berisha.

Zogu sqep këpucë, ndryshe nga bufi i kënetës nuk konsiderohet një shpend grabitqar, si shqiponjat apo egërsirat që përdorin kthetra për të gjuajtur. Megjithatë, ai është një shpend mishngrënës, që do të thotë se ushqehet me shtazë të tjera, kryesisht me peshq, bretkosa dhe ndonjëherë zvarranikë të vegjël.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore9 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook