Radar
Donald Trump njofton shkarkimin e të gjithë prokurorëve të emëruar nga Biden
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën, më 18 shkurt, se kishte urdhëruar shkarkimin nga Departamenti i Drejtësisë të të gjithë prokurorëve të emëruar nga paraardhësi i tij Joe Biden.
“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë ”, deklaroi presidenti republikan në platformën e tij “Truth Social”, i cili në mënyrë sistematike ia atribuon procedimin penal kundër tij një “instrumentalizimi të drejtësisë” nga administrata e mëparshme demokrate.
“Prandaj, kam urdhëruar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të epokës Biden”, shtoi ai, duke përmendur nevojën për” pastrimin e menjëhershëm të shtëpisë dhe rivendosjen e besimit në sistemin gjyqësor.