Kryesore
Sot 17-vjetori i Pavarësisë, Rama uron Kosovën: Gëzuar dhe mbarësi gjithmonë

Sot Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë!
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në një reagim të rrjetet sociale, i uron Pavarësisë Kosovës.
“MIRËMËNGJES KOSOVË. Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan Rama.
Urimi erdhi dhe nga presidenti Bajram Begaj.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!” shkruan Begaj në një postim në facebook.