Lidhu me ne

Radar

Shpërbërja e Superman/Flet për djalin jetim dhe radhë për ushqime!!!

Ka reaguar prapë i burgosuri Erion Veliaj. Kësaj radhe ka luajtur me kartën e djalit jetim, sepse meqenëse ky është në burg, djali mbetet jetim me vendim gjykate. Pra me vendim gjykate nuk qëndron ky nnë burg sepse ka prova dhe akzuohet si hajdut e një derr hajduti, por se djali i tij mbetet jetim.

Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.

Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!

Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.

Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?

Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.

Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart

shkruan i burgosuri Veliaj.

Lexoni fjalinë: Radhë për ushqime! Ka më të tilla? Mos vallë ia shkruan gjyshja edhe statuset këtij? Mjerimi i këtij individi është se ai justifikon tërësisht, në moral dhe materi gri, epitetin ZDROMS, pa din e pa iman, që nuk e mban vendi në burg, ku edhe ka vendin deri sa të provohet pafajësia e pretenduar. Nga ana tjetër, si vallë u shpërbë kështu ky Superman?! Ky që i dilte për zot çdo gjëje? Si vallë nuk ka kulturën minimale që të kuptojë sesa do të kuisë e mjaullisë, betejën e ka ligjore? Zdroms! 

s.zaimi

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook