Lidhu me ne

Kryesore

Berisha premtoi shkrirjen e SPAK-ut, Rama: Nuk kanë për të marrë votën, SPAK-ut nuk kanë ç’i bëjnë fare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve të qytetarëve në programin “Sy m’sy”, ku një qytetar e akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kërkoi dorëheqjen e tij, duke e krahasuar me një trajner që humbet pa marrë përgjegjësi.

Rama e kundërshtoi këtë dhe shpjegoi se përgjegjësia është personale, duke theksuar se Partia Socialiste ka demonstruar vullnet politik për të mos penguar drejtësinë, edhe kur disa ministra të mëparshëm janë dënuar apo janë shpallur të arratisur.

“Populli kur erdhe ti kishte besim, po dolët të gjithë hajdutë. Thua nuk kam gjithsesi kush vjedh,,, është njësoj si ai trajneri që skuadra vetëm humb dhe të thotë nuk mbaj përgjegjësi,,,dhe mos te kesh vjedhur ti prap s’ka me moral, jep dorëheqjen”, shkruan një nga qytetarët.

“Në 3 mandate kam pasur ja 60 ministra, dy ministra nga mandati i parë janë dënuar një tjetër është në paraburgim, mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë dhe një tjetër, ish zv ministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Këto janë pasqyrë e vullnetit politik për të mos penguar drejtësinë, vullnet pa të cilin kjo nuk ndodhte kurrë.
Me ligj, hajdut është dikush që dënohet me prova, jo që dënohet e linçohet me gurë në pazar. Kjo vjen edhe për kryetarët e bashkive, disa të dënuar, e vërtetë, por të thuash të dolën të gjithë të dënuar është t’i bashkohesh korit të blegërimave.
Përgjegjësia e shkeljes së ligjit nuk është dot kolektive, ndërsa moralisht familja organizata partia dhe qeveria mbajnë përgjegjësi se si reagojmë ndaj rastit kur dikush shkel ligjin”, tha ai.

Në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, lideri i PD-së, i cili ka kërcënuar se do të shkrijnë SPAK-un, Rama theksoi se kjo nuk do të ndodhë pasi, sipas tij, PD dhe Berisha nuk do të fitojnë votat në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit.

“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë përballë nesh me premtimin që do shkrijnë SPAK-un, nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë çi bëjnë fare”, tha ai.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix18 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix18 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix18 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix19 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix19 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix19 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix20 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar21 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar21 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook