Lidhu me ne

Mix

“Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai”/ Dashuria e madhe e Meryl Streep për aktorin John Cazale që vdiq një vit pasi filluan të bashkëjetonin

"Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai"/ Dashuria e madhe

Ndonjëherë duket sikur asgjë në jetë nuk vjen falas dhe se për të realizuar një ëndërr duhet të paguajmë një shpërblim ndaj fatit – diçka aq të madhe sa që, përballë zgjedhjes, ndoshta do të preferonim të hiqnim dorë. Edhe për Meryl Streep, duket sikur një forcë e epërme i ka imponuar të sakrifikojë diçka që shumica e njerëzve e ëndërrojnë që nga adoleshenca: dashurinë e madhe. Sikur dikush të kishte vendosur për të: “Do të bëhesh aktorja më e vlerësuar dhe më e talentuar në historinë e kinemasë, por ky është çmimi”. Natyrisht, nuk ishte një zgjedhje që ajo e bëri me vetëdije, por historia dramatike mes Meryl Streep dhe John Cazale duket si një lojë e fatit, e cila, edhe pas kaq shumë vitesh, meriton të tregohet.

"Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai"/ Dashuria e madhe

Për këtë çift nuk është e nevojshme të tregojmë historinë që nga fillimi – Ajo, Meryl, është aq e njohur sa nuk ka nevojë për prezantim. Ai, nga ana tjetër, sot është i njohur kryesisht për kinemanë, dhe shumë njerëz që i përkasin asaj industrie ndiejnë keqardhje duke menduar për sa shumë mund t’i kishte dhuruar ende historisë së filmit, nëse nuk do të kishte vdekur aq shpejt.

John Cazale luajti vetëm në pesë filma gjatë një periudhe shtatëvjeçare, dhe të gjithë u nominuan për Oscar. Ai ishte me origjinë nga Revere, një qytet i vogël në Massachusetts, ku lindi më 12 gusht 1935, dhe u rrit në Winchester, duke luajtur me motrën e tij më të madhe dhe vëllanë më të vogël. Ai filloi të luante që adoleshent, ndërsa ishte ende në shkollë të mesme. Duke qenë se duhej të merrej me një aktivitet jashtëshkollor për të ndërtuar një CV të mirë, ai u bashkua me klubin e teatrit – dhe ishte dashuri me shikim të parë. Vendosi se do të bëhej aktor. U regjistrua në Universitetin e Bostonit dhe ndoqi shkollën e teatrit në Oberlin College në Ohio. Pas diplomimit, filloi të punonte në teatër ndërsa punonte si shofer taksie për të siguruar jetesën.

"Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai"/ Dashuria e madhe

Kritika e vuri re menjëherë dhe e vlerësuan në shtypin lokal, gjë që i dha guximin e nevojshëm për të ëndërruar Broadway-n dhe për t’u transferuar në New York City. Në qytetin e madh ai siguronte jetesën si fotograf, ndërsa jepte provime aktrimi njëri pas tjetrit. Dhe kush e di sa herë janë penduar më vonë ata që e refuzuan! Gjatë kësaj kohe, ndërsa merrte role të vogla, Cazale punonte si ndihmës në një kompani shpërndarjeje së bashku me një tjetër aktor të ri aspirant – Al Pacinon.

Së bashku me Al Pacinon, në vitin 1966, John Cazale fitoi rolin e tij të parë të rëndësishëm në teatër, në veprën “The Indian Wants the Bronx” të Israel Horovitz, me të cilën të dy fituan çmimin Obie, i dhënë nga revista “The Village Voice” për artistët dhe grupet teatrale të reja që kishin spikatur më shumë.

Al Pacino e kujton ende si një person tmerrësisht karizmatik: “Të gjithë ishin gjithmonë pranë tij sepse kishte një mënyrë shumë të veçantë të të shprehurit”, thotë ai. Ky sukses i dha shumë vëmendje të dyve, dhe së shpejti Cazale bëri debutimin e tij në një episod të serialit policor “N.Y.P.D.”, ndërsa vazhdonte të punonte në teatër.

"Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai"/ Dashuria e madhe

Një natë të vitit 1971, në publik për të parë një nga shfaqjet e tij ishte Fred Roos, një drejtor kasti që në atë kohë kërkonte aktorë për regjisorin Francis Ford Coppola. Projekti për të cilin po punonin quhej “Kumbari” (The Godfather), dhe mëngjesin tjetër Roos e sugjeroi John Cazale për rolin e Fredo Corleone, djali i dytë i boss-it mafioz Vito Corleone, që në film luhej nga Marlon Brando. Me atë film të destinuar për t’u bërë legjendë, Cazale u bë i famshëm në mbarë botën. Në vitin 1974, ai xhiroi edhe dy filma të tjerë me Coppola-n, “The Conversation” dhe “The Godfather: Part II”, më pas “Dog Day Afternoon” me regji të Sidney Lumet dhe në vitin 1977 “The Deer Hunter” me regji të Michael Cimino.

Së shpejti ai u konsiderua një talent i rrallë, i cili i mungonte vetëm një rol i madh kryesor. Sidney Lumet thoshte për të se përcillte një “trishtim të thellë” që reflektohej në mënyrë të përkryer në kamera, dhe se në xhirime ishte “i ngadaltë” sepse ishte jashtëzakonisht i përpiktë, ndonjëherë në mënyrë dëshpëruese. Madje e kishin mbiquajtur “20 Questions”, sepse i bënte regjisorëve pafund pyetje për çdo detaj të personazheve. Dhe pinte duhan, shumë duhan. Por ndërkohë, ai kishte takuar dashurinë e jetës së tij.

"Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai"/ Dashuria e madhe

Meryl Streep dhe John Cazale u takuan në vitin 1976, gjatë kastit për shfaqjen teatrale “Measure for Measure” të Shakespeare-it, ku luajtën së bashku. Ajo ishte 27 vjeç dhe ai 41, ajo e panjohur, ai pothuajse një yll. Por siç thotë ende Al Pacino për të, ai kishte një mënyrë të të shikuarit që të hipnotizonte.

Për Meryl Streep ishte një dashuri e menjëhershme dhe e zjarrtë. Ata shkuan të jetonin së bashku në një loft në Franklin Street dhe ishin të lumtur. Por vetëm një vit më vonë, jeta e tyre u shemb. Duhani i pandalshëm i John Cazale solli pasojat e tij me një kancer në mushkëri.

Ata u përballën me një sërë trajtimesh të kushtueshme, ndërsa ai refuzohej nga producentët për shkak të sëmundjes. Por miqtë e tij, përfshirë Robert De Niro dhe Meryl Streep, bënë gjithçka për ta ndihmuar. Ajo nuk e la asnjëherë vetëm, deri në frymën e tij të fundit më 13 mars 1978. “Nuk kam takuar kurrë dikë si ai,” thotë sot Meryl Streep. “Dhembja nuk largohet kurrë. Vetëm mëson të jetosh me të”.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook