Lidhu me ne

Mix

TikTok është fiksuar pas “dopamine drinks” – A e përmirësojnë vërtet humorin?

TikTok është fiksuar pas “dopamine drinks” – A e

Një pije që të bën të ndihesh më i lumtur? Super, më sillni 14 të tilla tani! Ndoshta ke dëgjuar për “dopamine dressing” apo “dopamine decor”, por trendi më i ri që ka pushtuar TikTok-un është “dopamine drinks” – kokteje funksionale pa alkool që premtojnë të përmirësojnë humorin.

Duke parë gjendjen e botës sot, nuk është çudi që njerëzit po kërkojnë mënyra të thjeshta për të ndjerë më shumë gëzim. Sigurisht, një koktej herë pas here mund të duket si zgjidhja e duhur, por sipas krijuesve të përmbajtjes si Olivia Noceda, “dopamine drinks” janë më efektive dhe pa pasojat e ditës së nesërme. “A e dini se ka të dhëna që tregojnë se pijet pa alkool rrisin nivelet e dopaminës?” – tha Noceda në një video në janar 2024. “Dallimi është se të nesërmen zgjohesh duke u ndjerë shkëlqyeshëm.”

Por çfarë i bën këto pije kaq të veçanta? Dhe a janë vërtet aq të thjeshta sa duken? E provova vetë për të zbuluar nëse ky trend vlen vërtet dhe si mund ta përgatisësh një “dopamine drink” në shtëpi.

Si funksionojnë “dopamine drinks”?

“Dopamina është neurotransmetuesi përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë dhe motivimit, por shumë njerëz sot vuajnë nga nivele të ulëta për shkak të stresit kronik, mungesës së gjumit, ushqimeve të përpunuara dhe ekspozimit të vazhdueshëm ndaj ekraneve,” – shpjegon dietologia Melanie Murphy Richter. Sipas nutricionistes integruese Pam Cho, një dietë e pasur me lëndë ushqyese të caktuara mund të ndihmojë në rritjen e dopaminës, duke përmirësuar humorin, përqendrimin dhe kujtesën.

Megjithatë, “dopamine drinks” nuk bazohen vetëm te përbërësit, por edhe te mënyra si i konsumon. “Vetë procesi i përgatitjes dhe shijimit të një pijeje që mezi e pret mund të rrisë dopaminën,” – shton Cho. Pra, nëse e shijon momentin dhe e sheh si një ritual kënaqësie, je në rrugën e duhur.

Çfarë të shtosh në një “dopamine drink”?

Nëse dëshiron të përfitosh maksimalisht nga kjo pije, është e rëndësishme të zgjedhësh përbërësit e duhur. “Dopamina prodhohet nga aminoacidi L-tirozinë, i cili gjendet te bajamet, farat e kungullit dhe bananet,” – thotë Richter. Por për ta kthyer L-tirozinën në dopaminë, trupi ka nevojë edhe për vitamina B, magnez dhe hekur.

Ja disa përbërës që ndihmojnë në rritjen natyrale të dopaminës:

• Kakao ose matcha – Kakao përmban flavonoide dhe feniletilaminë (PEA) që stimulojnë çlirimin e dopaminës, ndërsa matcha përmban L-theanine, e cila ndihmon në stabilizimin e saj.

• Pure bananeje – Përveç L-tirozinës, bananet janë të pasura edhe me vitaminë B6, thelbësore për prodhimin e dopaminës.

• Kripë Himalaje – Ofron minerale si magnezi dhe zinku, të cilat mbështesin metabolizmin e dopaminës dhe sinjalizimin nervor.

• Boronica të egra – Përmbajnë antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga stresi oksidativ.

• Tahini ose gjalpë bajamesh – Të pasura me yndyra të shëndetshme dhe L-tirozinë, ideale për një pije funksionale.

• Vitaminë C – Një përbërës kyç për prodhimin e dopaminës, që gjendet tek agrumet, frutat e pyllit, mango dhe kivi.

• Magnez – Ndihmon në mbrojtjen e dopaminës nga stresi dhe mund të gjendet te çokollata e zezë, boronica dhe papaja.

Çfarë të shmangësh?

• Sheqernat artificialë – Mund të ndërhyjnë në sinjalizimin e dopaminës dhe në afatgjatë të ndikojnë negativisht në humor.

• Alkooli dhe kafeina – Edhe pse mund të japin një ndjesi të përkohshme euforie, krijojnë varësi dhe në fakt mund të ulin nivelet e dopaminës me kalimin e kohës.

• Shijet që nuk të pëlqejnë – Përvoja duhet të jetë e këndshme, ndaj shmang përbërësit që nuk të tërheqin, sepse mund të zvogëlojnë efektin e pritshëm.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Ja dieta ushqimore që i bën mirë trurit

Ushqimi i duhur gjatë ditës nuk është vetëm çështje e shijes por edhe e elementeve thelbësore për si vitaminat dhe...

Mix7 orë më herët

Frutat që duhet të konsumoni për të patur një bark të sheshtë

Jemi vetëm tre muaj larg verës dhe është koha e përkryer për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur...

Mix7 orë më herët

Pamja e re e Sean ‘Diddy’ Combs’ në gjykatë: Flokët dhe mjekërra e thinjura

Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për betejën e ashpër ligjore me të cilën po përballet. Në...

Mix7 orë më herët

Tom Brady i hapur për martesë pas divorcit nga Gisele Bündchen!

Ndërsa Tom Brady hyn në një kapitull të ri në jetën e tij, legjenda e NFL-së lundron në botën e...

Mix7 orë më herët

Gwyneth Paltrow zbulon të pathënat e romances së saj me Brad Pitt

Gwyneth Paltrow foli së fundmi për romancën e saj të kaluar me Brad Pitt, duke e krahasuar marrëdhënien e tyre...

Radar7 orë më herët

Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi

Deputeti Flamur Noka dhe Berisha Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi...

Radar8 orë më herët

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar kurrë

Shkruar nga Christo Atanasov Kostov Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e...

Kioske10 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske10 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar10 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Facebook