Lidhu me ne

Radar

Rama: Shqipërinë turistike e bëmë ne, jo Zoti

“Pse u kujtua zoti këto vitet e fundit” Rama:

Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi, iu përgjigj komentit të një qytetari që thotë se merita e ‘boom-it’ të turistëve në vendin tonë është e Zotit që na ka falur bukuri natyrore dhe jo e qeverisë.

Qytetari: “Nuk është merita jote që vijnë shumë turistë, është merita e Zotit që na ka falur një vend të bukur e të bekuar, por është për të ardhur keq që nuk kemi ditur të zgjedhim njerëzit e duhur për të na drejtuar, se edhe ti njësoj me Berishën e Metën je, nuk ke asnjë ndryshim, prandaj më mirë rri rehat sa të kesh pushtet se Inshallah të vjen dhe ty radha, sikurse ju erdhi atyre të luftosh nëpër gjykata e nëpër burgje.”

Ndërkohë që kryeministri në përgjigjen e tij duke i dhënë vetes atributet e zhvillimit të turizmit tha “Merita e Zotit dmth, ftesa për Shqipërinë si vend nderi në Panairin Global të Turizmit në Berlin. Ndërsa kur bie shi në tre orësh, sa binte dikur në tre muaj, sikurse ndodh kudo në Evropë, është faji im, faji i qeverisë. Dakord, por lind pyetja kur na e fali Zoti këtë vend të bukur, kur erdha unë në qeveri apo kur Zoti bëri botën dhe i vuri shqiptarët?

Pra, meqë qenkemi të gjithë njësoj, pse nuk vinin më parë turistët, para se të vinte PS bashkë me mua në qeveri. Meqë deti, mali, lumenjtë ishin aty, pse nuk na zinte njeri në gojë, por vetëm për plehrat dhe tërë të zezat? Kush e përmbysi këtë histori të marrëdhënies së botës me ne dhe kush i bëri të gjitha mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik. Zoti? Po pse u kujtua Zoti këto vitet e fundit që jemi ne në qeveri, dhe nuk deshi t’ia dinte më parë kur qeverisnin atë që e bënë vendin katran në sytë e botës.

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook