Mix
Mosha është thjesht një numër për të, sa vjeç bën Ledina Çelo?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, festoi ditën e djeshme 48 vjetorin e lindjes, por duket se koha nuk ka lënë asnjë shenjë mbi të. Me një pamje të freskët, ajo vazhdon të mahnisë fansat e saj.
Ledina ka dy fëmijë dhe jeton prej vitesh në Gjermani, ku ka gjetur stabilitetin e saj personal dhe profesional.
Për fansat shqiptarë, ajo është rikthyer në ekran, duke u bërë pjesë e jurisë në emisionin “Albania’s Got Talent”. Ky rikthim ka qenë një surprizë për publikun që me të vërtetë kishte nevojë për energjinë e saj.
“Gëzuar 48 vjetorin për mua”, shkruan Ledina krah një video të publikuar në Instagram.