Lidhu me ne

Mix

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa dhe ishujve artificialë “The World”, tani vjen një tjetër projekt inovativ që premton të transformojë horizontin e qytetit.

Projekti i ri, i quajtur “Therme Dubai – Islands in the Sky”, do të ketë një lartësi prej 100 metrash dhe do të përmbajë kopshte botanike të varura, pishina të mbushura me ujëra termale dhe minerale, si dhe hapësira për aktivitete kulturore dhe sociale. Ky projekt vjen nga Therme Group, një zhvillues global i resorteve të mirëqenies.

Ky kompleks modern do të ndërtohet në Parkun Zabeel, pranë Pallatit Mbretëror të Dubait. Sipas njoftimit për shtyp nga Therme Group, ky projekt synon të presë 1,7 milionë vizitorë çdo vit, duke vendosur një standard të ri.

“Dubai është një qytet që e kupton se e ardhmja duhet të ndërtohet me mirëqenien në qendër”, tha themeluesi dhe CEO i Therme Group, Robert Hanea. “Ne po formësojmë mënyrën sesi qytetet mund të integrojnë natyrën, ujin dhe kulturën për të përmirësuar cilësinë e jetës në shkallë të gjerë. Therme Dubai – Islands in the Sky do të jetë një model global për atë që mund të arrihet kur ambicia dhe ekspertiza bashkohen”.

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

Projektuar nga studioja e njohur arkitekturore Diller Scofidio + Renfro (DS+R), struktura do të përbëhet nga një seri kopshtesh botanike të vendosura në katet e ndryshme të kullës. Arkitektja Elizabeth Diller, një nga partneret themeluese të DS+R, e përshkroi projektin si një “oaz në qiell” që ngrihet nga një liqen dhe ofron një përvojë të shumëfishtë të mirëqenies.

“Çdo ishull është një platformë për pishina termale, tarraca dhe bimësi të bollshme brenda dhe jashtë. Secili ofron një atmosferë të veçantë dhe është orientuar drejt pamjeve mahnitëse të horizontit të Dubait”, tha Diller.

Vizitorët do të mund të shijojnë përvoja unike, nga nxehtësia intensive e saunave dhe dhomave me avull, te freskia e pishinave minerale. Gjatë ditës, kompleksi do të ketë një atmosferë relaksuese dhe medituese, ndërsa gjatë natës do të ofrojë muzikë, performanca artistike dhe evente të ndryshme.

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

Një nga aspektet më mbresëlënëse të projektit është angazhimi i tij për qëndrueshmëri. Therme Group ka njoftuar se 90% e ujit të përdorur në pishinat termale do të riciklohet, ndërsa 80% e nevojave për ajër të freskët dhe ftohje do të sigurohen nga burime të pastra të energjisë.

Ndërtimi i projektit do të fillojë në vitin 2026 dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Therme Dubai – Islands in the Sky është vetëm një nga shumë projekte arkitekturore të mëdha që pritet të hapen në Dubai në vitet e ardhshme. Ndër ndërtimet më të rëndësishme është edhe Burj Azizi, një kullë që do të bëhet ndërtesa e dytë më e lartë në botë me një lartësi prej 725 metrash (2,379 këmbë). E përbërë nga 131 kate, kjo ndërtesë do të përfshijë apartamente luksoze, një hotel “shtatë yje” dhe një qendër tregtare vertikale. Sipas Azizi Developments, ky kullë do të thyejë disa rekorde botërore, duke përfshirë hollin më të lartë të një hoteli, klubin e natës më të lartë dhe platformën më të lartë të vëzhgimit.

Po ashtu, këtë vit pritet të hapet Ciel Dubai Marina, hoteli më i lartë në botë. Me një lartësi prej rreth 365 metrash, ky hotel do të ketë më shumë se 1000 dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix11 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix11 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar11 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske11 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix1 ditë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix1 ditë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix1 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore1 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport1 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook