Lidhu me ne

Kryesore

Albin Kurti sulmon kundërshtarët, pas fitores së zgjedhjeve: I mundëm hajvanët

Albin Kurti sulmon kundërshtarët, pas fitores së zgjedhjeve: I

Lëvizja Vetëvendosje festoi në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, së bashku me mbështetësit e saj, që ishin të shumtë në numër dhe mbushën sheshin “Skënderbeu”.

Kreu i VV, Albin Kurti së bashku me partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet iu bashkuan simpatizantëve në një skenë të improvizuar, nga ku mbajtën edhe fjalime të shkurtra.

Pasi vlerësoi procesin zgjedhor si demokratik dhe të qetë duke falënderuar autoritetet për organizimin, Kurti me të njëjtën gjuhë si në fushatë, iu drejtua ashpër kundërshtarëve të tij politikë, PDK dhe LDK.

“Çfarë dihet nga rezultatet preliminare është se edhe me i bo bashkë LDK-yhin dhe PDK-yhin nuk bëjnë sa Vetëvendosja jonë. Ajo gjëja tjetër që dihet nga rezultatet preliminare është se populli i Kosovës më datë 9 shkurt 2025 e ka mujt edhe Serbinë”, u shpreh ai.

Sipas tij opozita ka bashkëpunuar me oligarkët në përpjekje për të penguar qeverinë, por ka dështuar të fitojë besimin e qytetarëve.

“Procesi zgjedhor ka qenë demokratik, pa incidente. E falënderoj policinë dhe institucionet përgjegjëse për angazhimin e tyre. Kështu ndodh kur qeveria jemi ne, zgjedhjet zhvillohen lirshëm dhe në mënyrë të ndershme.

Kurrë nuk është bërë më tepër luftë ndaj një qeverie sesa ndaj kësaj tonës. Me oligarkë që japin para pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish kanë humbur dhe do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit dhe as popullit”, deklaroi Kurti.

Kurti nuk kurseu as fyerjet ndaj forcave politike rivale, duke i cilësuar si “hajvana”.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit. E kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Ata e kanë mashtru vetëm veten e tyre”, tha Kurti.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook