Lidhu me ne

Radar

Putin dhe Trump nuk mjaftojnë për Jaltën e Re

Në një shkrim të fundit, me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Jaltës, ideologu konservator rus, Alexander Dugin, shkruan mbi një opsion të një Jalte të Re siç e quan ai, që do të hidhte themelet e rendit të ri ndërkombëtar. 

Teksa vë në dukje se bota uniplare a pas Luftës së Ftohtë ka ardhur në fund, Dugin shton se Jalta e Re duhet të afirmojë multipolaritetin e botës, por sipas tij ky rend nuk mund të kurorëzohet vetëm nga një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.Janë dy figura të mëdha politika, liderë që përfaqësojnë dy shtete qytetërimore. Por takimi i tyre, siç është, nuk do të jetë Jalta e Re, që përkufizon parametarat e rendit të ri, që mund të jetë vetëm multipolar.

Për të arritur në një negociatë reale mbi këtë, duhen përmbushur dy kushte: së pari, Putin dhe Trump nuk mjaftojnë. Së dyti, që Rusia të marrë pjesë plotësisht në formësimin e arkitekturës globale, duhet të arrijë një fitore mbi globalizmin në Ukrainë. Vetëm pas fitores në Ukrainë negociatat mes Rusisë dhe Qytetërimit Perëndimor mund të nisin. Për të arritur në një arkitekturë globale duhen përfshirë qytetërime të tjera, minimum Kina dhe India.

Europa po largon veten nga SHBA duke krijuar një model të dallueshëm gjeopolitik. Kështu që Europa bëhet një tjetër pjesëmarrës potencial. Duhet të konsiderojmë botën islamike si dhe Afrikën dhe Amerikën Latine

shkruan Dugin.

Një vision disi skematik që merr të dhëna nga realiteti hartografik mbi kombet, por që janë shumë larg së qeni entitete homogjene.

Nga ana tjetër, ai cilëson se SHBA aktualisht është në një konflikt civil mes Trump dhe Deep State, ndërkohë që sipas tij nuk është larguar përfundimisht edhe rreziku i një lufte të madhe. Dugin nuk thotë asgjë rreth parimeve të negociimit veç faktit se bota duhet pranuar si multipolare, mirëpo është afër mendjes që të supozohet se metodologjikisht dhe në parim, negociimi i qëndron skemës së mirëkuptimi ruso-kinez që u finalizuar disa muaj më parë e që në thelb inauguron atë që mund ta quajmë bashkëjetesë të qytetërimeve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal2 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar6 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar6 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar6 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook