Lidhu me ne

Radar

“Mund të jemi forcë e parë opozitare” – Dash Shehi: Do ta thyejmë sistemin bipolar…

“Mund të jemi forcë e parë opozitare” - Dash Shehi:

“Mund të jemi forcë e parë opozitare”. Kështu u shpreh Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN.

“Ky është një hap i parë dhe kam shpresë që këtë radhë do të jetë një ditë e mbarë për ata njerëz që mendojnë ndryshe. Afrojmë njerëz më të mirë, më të rinj, që kanë kurajo t’i kthehen kryetarit… Kodi Zgjedhor që kemi është që të largojë të rinjtë nga politika.

Unë e konsideroj aktin më reaksionar marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008. Nga aty kanë buruar shumë të këqija, që populli nuk kontrollon dot më pushtetin. Prandaj jemi kthyer në parti-shtet”, tha Shehi.

“Gjithashtu, besojmë se SPAK-u luan rol pozitiv”, tha Shehi, por shtoi se vota nuk është e sigurt, pasi nuk u lejua vota elektronike.

“Kjo ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje PS-PD për të hequr nga fusha “lojtarët” e tjerë. Ushtria e komisionerëve është politike, që ndikon në zgjedhje. Ata abuzojnë me votat e të tjerëve dhe me këtë ligj absurd, partitë e vogla nuk kanë komisionerë. Në një vend si Shqipëria, mendoni se disa njerëz do të ruajnë votat e rivalëve?

Që në fillim nis me paragjykim. Kjo është bërë për të vjedhur votat e atyre që nuk kanë komisionerë. Ne kishim shpresë të hiqeshin komisionerët me votën elektronike, por u kthyen mbrapsht”, shtoi Shehi.

MË TEPËR

Aktualitet13 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar14 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar18 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore18 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook