Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes.

Tani, një ekip neuroshkencëtarësh kanë regjistruar për herë të parë aktivitetin e trurit të një njeriu në prag vdekjeje.

Sipas të dhënave, duket se gjatë atyre momenteve shohim një “përmbledhje të jetës”. Këto janë raportuar shumë nga njerëzit që kanë përjetuar vdekje klinike apo kanë qenë shumë pranë vdekjes dhe janë shprehur se kanë parë gjithë jetën e tyre si një film shumë të shpejtë autobiografik. Kjo është e përngjashme me shprehjen e përditshme “m’u shfaq jeta para syve”.

Regjistrimi në fjalë është kryer te një pacient 87-vjeçar që kaloi arrest kardiak gjatë kurimit për epilepsi. Mjekët kishin vendosur një pajisje në kokën e tij për të monitoruar aktivitetin në tru, por i moshuari ndërroi jetë.

Ata regjistruan 900 sekonda të aktivitetit në tru rreth kohës së vdekjes çka u mundësoi të shihnin çfarë ndodhi 30 sekondat para dhe pasi zemra e tij ndaloi së rrahuri.

Matjet e valëve të trurit treguan se zonat që kontrollojnë kujtimet ishin ende aktive.

“Vetëm pak përpara dhe pasi zemra ndaloi, pamë ndryshime në një hark specifik të luhatjeve nervore të quajtura luhatjet gama, por edhe tek ato delta, theta, alfa dhe beta”, shpjegon dr. Ajmal Zemmar nga University of Louisville në Kentaki.

Valët e trurit janë modele të përsëritura të impulseve elektrike që janë të pranishme në trurin e një njeriu të gjallë. Llojet e larmishme të tyre reflektojnë funksione të ndryshme të trurit dhe vetëdijen.  Valët gama përfshihen në funksionet e konjitivitetit të lartë, siç janë kujtimet.

“Duke prodhuar valë truri që përfshijnë kujtimet, truri mund të jetë duke luajtur një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të jetës pak përpara vdekjes, e ngjashme me eksperiencat e ‘takimit’ nga afër me vdekjen”.

Kërkuesit thanë se truri mund të jetë i programuar biologjikisht për të përballuar kalimin drejt vdekjes, ndoshta duke orkestruar episode fiziologjike dhe neurologjike sesa thjesht të mos funksionojë më.

Ata s’janë plotësisht të sigurt si dhe pse ndodh ky fenomen, por kanë disa teori.

Njëra është që pakësimi i oksigjenit mund të çlirojë neurotransmetues ose mesazherët kimikë që tejçojnë sinjale ndërmjet neuroneve. Këta të fundit aktivizohen shpejt dhe rritja e veprimtarisë mund të sjellë perceptimin e kujtimeve dhe imazheve të gjalla.

Një tjetër shpjegim i mundshëm mund të jetë ruajtja e kujtimeve. Shkencëtarët besojnë që kujtimet shumë emocionale ruhen në amigdalë, zona e trurit që përgjigjet edhe për reagimet e shpejta. Aktivizimi i saj gjatë një episodi që kërcënon jetën mund të çlirojë kujtimet e gjalla duke i bërë të na shfaqen para syve.

Neuroshkencëtarët thonë se ky zbulim ka ngritur pyetje të reja e sidomos që lidhen me dhurimin e organeve. Kjo ndryshon diskutimin mbi vdekjen dhe nuk është e qartë se kur mund të vazhdohet me dhurimin e tyre.

Gjithsesi, ata janë shumë të vetëdijshëm se nuk mund të bazohen vetëm mbi këtë rast pasi truri i këtij pacienti kishte pësuar hemorragji, kriza dhe ënjtje, ndaj në vijim do të merren në shqyrtim pacientë të tjerë.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske12 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook