Lidhu me ne

Radar

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Sa realist është plani i Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse në Lindjen e Mesme. Mjaft vende dhe analistët e kundërshtojnë atë

Nga Janelle Dumalaon, Uashington

Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump është shumë i diskutueshëm. Por vetë vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ato që ajo i quan “krime kundër njerëzimit” – nuk është më e diskutueshmja gjatë këtij takimi.

Ishte deklarata e Trumpit për marrjen e Gazësnga SHBA nën kontroll ajo që shkaktoi më së shumti reagime. Trump tha se Amerika duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll. “Të gjithë me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll këtë pjesë toke, duke krijuar mijëra vende pune”, tha ai në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi tha se dëshiron të transformojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme” ku “do të jetojnë njerëzit nga mbarë bota”

‘Një shpërqendrim dhe rrugë pa krye’

“Këto deklarata se ne do të marrim këtë vend nën kontroll mund të përmbysin konsensusin dypartiak në SHBA. Kjo ide nuk është as praktike,” thotë Brian Katulis, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Kjo rrugë, sipas tij, nuk të çon askund. Pra, është një shpërqendrim i vëmendjes dhe nuk ka gjasa të prodhojë ndonjë rezultat domethënës.”

Bisedat për marrjen e Gazës nga SHBA-të pasuan deklaratat e Trumpit se banorët e Gazës “nuk kanë alternativë” veçse të largohen nga territori i tyre dhe të shkojnë në Egjipt dhe Jordani. Kjo ide është refuzuar me vendosmëri nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Nga ana e tij, Netanyahu u duk sikur e pranoi këtë ide të Trumpit, duke thënë se ia vlen t’i kushtohet vëmendje dhe se është “diçka që mund të ndryshojë historinë”. Pranimi në dukje i Netanyahut që SHBA të marrë nën kontroll Rripin e Gazës është një lehtësim për te, në krahasim me presionin e vazhdueshëm që vinin ndaj tij prej dministratës Biden, i cili kërkonte një plan më real.

“Deri më sot, edhe pse është në fuqi armëpushimi, nuk ka asnjë plan real për qeverisjen në Rripin e Gazës. Ai [Netanyahu] kundërshtoi hyrjen e autoriteteve palestineze atje,” tha Katulis, duke shtuar se kryeministri izraelit mund të jetë shumë i kënaqur me idenë që SHBA të marrë kontrollin, por askush tjetër nuk mendon se ajo është vërtret reale.

A do të qëndrojë marrëveshja e armëpushimit?

Është e paqartë nëse idetë e Trumpit për marrjen e Gazës janë reale apo thjesht një zhvendosje e vëmendjes. Por është e qartë se vizita e Netanyahut vjen në kohën e sfidave të mëdha për paqen në Lindjen e Mesme – duke filluar nga hapat e ardhshëm për armëpushimin në Gazë e deri tek mundësia e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Saudi dhe stabiliteti në rajon.

Armëpushimi do të skadojë në mars, nëse Izraeli dhe Hamasi nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e tij. Hamasinuk dëshiron të lirojë më shumë pengje nëse Izraeli nuk e ndalon luftën dhe nuk tërhiqet nga Gaza. Ndërkohë që Izraeli përsërit vazhdimisht se do të shkatërrojë Hamasin.

“Çmimi që Hamasi do të kërkojë për lirimin e ushtarëve izraelitë do të jetë shumë i lartë,” thotë Jon Alterman, Drejtor i Programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Ndërsa Izraeli kërkon largimin përgjithmonë nga skena të Hamasit. E kjo mund të rëndojë negociatat. Propozimet e deritanishme për shkëmbime nuk janë pranuar. Negociatat kanë ngelur në vendnumro dhe nuk dihet nëse do të kenë sukses.

Pas vizitës gati njëjavore të Netanyahut në SHBA, Izraeli do të dërgojë në Katar një delegacion në negociata rreth marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit me Hamasin. Por Alterman nuk është i sigurt për perspektivën e paqes atje. “Unë nuk jam i sigurt se lufta ka përfunduar atje”, tha ai.

Normalizim marrëdhëniesh Izrael Arabi-Saudite?

Në fazën e dytë të negociatave duhet të bisedohet edhe për projektin e madh të normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Por kjo duket tani shumë larg. Mes tyre ka mosmarrëveshje shumë të mëdha për të ardhmen dhe statusin e Rripit të Gazës.

“Pa një plan të besueshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete, që përfshin Gazën për palestinezët, asnjë nga këto plane nuk do të rezultojë me sukses,” thotë Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme. “Sauditët nuk do ta pranojnë ndonjë zgjidhje që nuk përfshin krijimin e dy shteteve”.

Dëshirat e Trumpit për të marrë kontrollin në Gazë dhe për të qenë njeriu që arrin normalizimin e raporteve Izrael-Saudi nuk do të realizohen, vetëm pse ai e dëshiron këtë. “Ekziston një bindje e thellë se Trumpi dëshiron ta bëjë këtë vetëm për të thënë se ai është i vetmi që ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik se këto ide mund të realizohen pa u plotësuar kushtet e nevojshme”, tha Alterman.

Dallgët pas deklaratave të Trumpit e bëjnë të paqartë se çfarë është arritur në fakt gjtë vizitës së kryeministrit izraelit në SHBA. Për 47.000 palestinezët e vrarë (sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës) çdo marrëveshje vjen tepër vonë. Për 76 pengjet izraelite, për të cilat akoma nuk dihet asgjë, ende ka shanse. Trump mund t’i shtyjë palët drejt paqes dhe marrëveshjeve. Por idetë për marrjen e Gazës nga SHBA-ja vetëm mund të dëmtojnë proceset e tanishme.

MË TEPËR

Aktualitet13 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar14 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar18 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore18 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook