Lidhu me ne

Mix

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të sopranos legjendare. Aktorja, e cila ka ushtruar për më shumë se gjashtë muaj për të interpretuar këngëtaren, foli për Journal du Dimanche rreth rolit të saj të vështirë. Kur u pyet se si u identifikua me Callas, e cila humbi zërin përpara se të vdiste në moshën pesëdhjetë e tre vjeçare, aktorja 49-vjeçare ofroi një reflektim prekës: “Jam pothuajse 50 vjeç. Nëna ime u diagnostikua me kancer terminal në moshën 48 vjeçare. Gjyshja ime vdiq nga e njëjta sëmundje në moshën 45 vjeçare. Nuk kam menduar kurrë se kam një të ardhme të garantuar, kam qenë gjithmonë e vetëdijshme për brishtësinë e jetës.”

Kjo vetëdije e shtyu atë të merrte vendime drastike për të ruajtur shëndetin e saj: pasi zbuloi se ishte bartëse e një gjeni që rriste rrezikun për kancer, ajo iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2013 dhe më pas, në vitin 2015, i hoqi vezoret. “Kam pasur probleme serioze shëndetësore. E konsideroj veten të huazuar në Tokë,” tha aktorja në intervistën e re. Ajo shtoi se kur mendon për vdekjen, shqetësimet e saj më të mëdha janë për gjashtë fëmijët e saj: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox. Ndonjëherë mendoj për vdekjen. Dhe ajo që më tmerron është se do lë fëmijët e mi vetëm. Nuk mund ta pranoj.”

Pas divorcit të saj të turbullt nga Brad Pitt, Jolie, e cila fitoi kujdestarinë ekskluzive të gjashtë fëmijëve, ka thënë shumë herë gjatë viteve: “Jam një nënë që i dua fëmijët e mi. Sfida më e madhe, gjëja më e rëndësishme për mua, janë fëmijët e mi. Ata janë miqtë e mi më të afërt, njerëzit më të afërt me mua dhe jetën time. Jemi shtatë njerëz shumë të ndryshëm, dhe kjo është pikërisht fuqia jonë.” Nuk është rastësi që aktorja, e cila është beqare (të paktën zyrtarisht) prej vitesh, shfaqet gjithnjë e më shpesh në tapetin e kuq me fëmijët e saj. 

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook