Lidhu me ne

Mix

Pse (edhe këtë “Big Brother”) Luizi nuk po zbret nga froni

Pse (edhe këtë “Big Brother”) Luizi nuk po zbret nga froni

Teksa “lundrojmë” si zakonisht në rrjete sociale dhe kryesisht TikTok, kemi vënë re një nostalgji që duket se ka kapluar ndjekësit e rregullt të “Big Brother VIP”. Shumë prej nesh algoritmi na shfaq episode nga “BBVA 2” dhe kur përmendim këtë edicion menjëherë në mendje na vjen Luizi. Pra, mund të themi se sërish banorët e këtij edicioni nuk kanë mundur të tejkalojnë impaktin që ky personazh ka lënë.

Por, pse shikuesit po i rikthehen Luizit edhe këtë edicion? Besojmë se janë disa faktorë. Le t’i rendisim në vijim.

Mungesa e humorit

Duhet thënë se në edicionet e fundit të “BBVA” kanë munguar lojërat, kënga e hareja apo miqësitë. Zakonisht, si në netët e spektakleve, qoftë edhe gjatë gjithë javës, janë të pakta momentet që realisht prodhojnë humor. Duket sikur mungon kimia mes banorëve për të bërë batuta apo ironi “hidh e prit”, gjë të cilin Luizi e mjeshtëroi. Nëse kërkojmë në rrjete sociale, të vetmet gjëra për të qeshur janë memet nga momentet e debateve, mimikat e Xumit apo bëmat e Jozit, por kurrsesi humori organik. 

Edicioni i parë kishte batuta mes Ilirit dhe Donaldit, situata humori me Monikën, shprehje të këndshme nga Beniada, rrengje nga Donaldi për banorët e tjerë etj. Nga ana tjetër, Luizi, qoftë me kundërshtarët në lojë (Olta), po ashtu me miqtë e tij, krijonte situata komike që ishin kryefjalë e atij edicioni. Pra, thënë ndryshe, në dy edicionet e fundit ka munguar humori organik dhe momentet gazmore me njëri-tjetrin, duke u zëvendësuar nga sherret e pafundme dhe një negativitet i përgjithshëm.

Mungesa e liderëve

Në dy edicionet e para, që në gjënezë u përcaktua se kush do luante me kë: Iliri vs Donaldi, Luizi vs Olta. Domosdo krijimi i dy poleve të qarta dhe të patjetërsueshme sillte dinamikë dhe “lufta” bëhej për të mbledhur njerëz rreth vetes, gjë e cila më tej sillte dhe situatat komike, miqësitë dhe një linjë të saktë të të gjithë ecurisë së formatit. 

Në këto dy edicione të fundit nuk ka pasur konkurrentë “kokë më kokë”, pasi kanë qenë më shumë se dy lidera apo më saktë lidera në tentativë. Thënë kjo, “lufta” është përqendruar në debate e sherre për të rrëmbyer spektaklin, ku hapësira ka qenë e kufizuar për shkak të shumë protagonistëve. Rrjedhimisht, asnjëri nuk e ka pasur “luksin” apo komoditetin të jetë lideri dhe të mendojë përtej sherreve. Në momentin që banorët janë nën tensionin e të mosqenit protagonist, e kanë të vështirë të mendojnë për lojëra, argëtim apo miqësi. Ky element i fundit i sjell të gjitha. Miqësitë prodhojnë fansa, momente gazmore që vetëm euforia e grupit i sjell dhe një lloj relaksi që padiskutim do të përcillej dhe tek audienca.

Pra nëse Luizi kishte Kiarën, Efin, Tanin, Maestron, me të cilët organikisht krijoheshin situata gazmore, këto dy edicione nuk e kanë bërë. Mendojmë se arsyeja është e thjeshtë: Askush nuk ka mundur të tejkalojë ndjenjën e inferioritetit për protagonizëm dhe rrjedhimisht askush nuk ka qenë në “terezi” për situata që publiku i do aq shumë, por vijnë natyrshëm.

Banorët janë të lexueshëm

Shumë mendojnë se Luizi dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm në qëndrimin e tij në “BBVA” dhe njësoj duket se mendojnë edhe banorët që futen në shtëpi. Loja e tyre lexohet që javën e parë, pasi duket se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, kanë përvetësuar sjellje që mbajnë “vulën” e Luizit. Kujtojmë këtu shprehjet “je për rrugë”, “do fik dritat” dhe deri te strategjia (e përsëritur kaq shumë në edicionin e fundit) për t’u futur në tualet.

Publiku vlerëson origjinalitetin në lojë dhe mbi të gjitha identitetin dhe risinë që prurjet e reja sjellin. Askush nuk dëshiron të shohë dikë që imiton dikë tjetër dhe që rezultati është i bezdisshëm.

Shpesh themi se shumë banorë aty brenda mendojnë se po bëjnë “namin” jashtë me skenar me vete, duke përvetësuar lojën dhe identitetin e Luizit, kur në të vërtetë publiku i ka lexuar dhe seleksionuar që në ditët e para të qëndrimit aty.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook