Lidhu me ne

Radar

Kuvendi i errësirës


Nga Irena Beqiraj

Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që: “E meta e vetme e Edi Ramës është që bën aq shumë për Shqipërinë sa nuk bën për veten e tij ” –  u talla duke shkruar:

“Lenë moj të qaftë jot’ëmë

mendtë për darkë i kishe ngrenë? “

Por fatkeqësisht Lena nuk është e vetme. Ajo paskërka shumë shokë. Madje mendërisht më rëndë se ajo. Një tjetër i ri si “gjemb i krasitur keq ” duke u çjerrë e quante veten petal i trëndafilit socialist.

E teksa shikon videot e shkurtra që kanë pushtuar rrjetin, kupton se janë bërë shumë, të rinj servilë, të pa artikuluar, të paaftë për të menduar, megallomanë që flasin përçart.

Teksa i dëgjon shpresa vdes, trishtimi të mbërthen, rrënimi duket me afër se kurrë. Të rinjtë e asaj salle të kujtojnë studentët e Eksperimentit të Burgut të Stanfordit, i cili tregoi sesi sjelljet e të rinjve mund te ndryshojnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Studentë të shëndetshëm mendërisht dhe në dukje me prirje të mirë, u trasformuan tërësisht kur morën rolet e të burgosurve dhe rojeve. Eksperimenti tregoi se mizoria e studentëve-roje u bë aq ekstreme, saqë shumë pësuan dëmtime mendore, aq sa Zimbardo duhej ta anulonte eksperimentin.

Por për fatin e tyre të keq, të rinjtë në atë sallë nuk janë pjesë e ndonjë eksperimenti sociologjie, ata janë pre e një srategjie afatgjatë e cila në mënyrë më graduale dhe delikate, i rekruton, i përdor për t’i hedhur më pas në humnerën e dështimit duke bërë kontigjent të ndëshkimit këdo që pranon të keqen si normë edhe i konsideron antivlerat vlera. 

Ingranazhet e varfërisë, injorancës, mungesës së mundësive dhe vetëvlerësimi pa arritur asgjë, janë  bashkuar për të krijuar një lloj makinerie të përhershme dështimi që po bluan aftësitë tona kritike nga brezi në brez.

Nën thundrën e këtij mekanizmi, rinia po humbet aftësinë për të vendosur axhendat e saj, ose për të vënë në dyshim ata që janë në pushtet;  është e paaftë për të dalluar çfarë është mirë apo e vërtetë.

Ajo operon në një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh i cili krijon ndjenjën e pafuqisë, frikës dhe varësisë. Sjellja dhe qëndrimet e tyre  riformatohen brenda një sistemi të mbyllur logjike.

Pothuajse në çdo akt të jetës së përditshme, si në sferën politike, ekonomike dhe shoqërore, sjellja po formësohet nga një model i  qeverisjejes pa ndërgjegje , i cili i trajton qytetarët si statistika, si njësi ekonomike pa fytyra, të gatshme për t’u blerë, shitur, shkëmbyer, tregtuar dhe gjurmuar.

E pra rinia që ishte mbledhur në atë sallë kishte pushuar së menduari për veten. Dukej qartazi se e ardhmja e këtij kombi është një popullsi që udhëhiqet lehtësisht, manipulohet lehtësisht dhe kontrollohet lehtësisht përmes propagandës, shpëlarjes së trurit, kontrollit të mendjes ose thjesht nxitjes së frikës dhe pamundësisë. Pa u venë re, një brez i tërë ka rrëshqitur në erresirë.

Ndaj ai ishte thjesht “Kuvendi i Errësirës”!

MË TEPËR

Mix24 minuta më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix29 minuta më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix39 minuta më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix41 minuta më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Mix52 minuta më herët

Brokoli – Vlerat më të forta i përfitoni nëse e hani të pagatuar

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në...

Mix1 orë më herët

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi, shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk nuk sheh vetëm të nesërmen, por parashikon mijëra, ndoshta edhe miliona vjet me pas. Themeluesi i SpaceX ka...

Mix1 orë më herët

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje të veçantë

Princesha e Uellsit mori pjesë në Shërbesën Eukaristike në Westminster Abbey, duke shoqëruar Princin William në eventet për 80-vjetorin e...

Radar2 orë më herët

Chris LaCivita: Berisha njeri i besës. Më 11 maj do ta pushojmë Edi Ramën nga puna!

Në fjalën e tij para qytetarëve lezhjanë, këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita është shprehur se është i kënaqur...

Radar2 orë më herët

Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen, por shqiptarët s’i vlerësuan sakrificat e mia

Monika Kryemadhi, ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj, por sipas saj, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar....

Mix2 orë më herët

PROFILI: Kush është Papa i ri, amerikani Robert Francis Prevost?

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Francis Prevost. Ai ka zgjedhur emrin Leoni XIV Kush është Papa Leoni XIV...

Facebook