Lidhu me ne

Mix

Melania Trump, mesazhi pas portretit të parë zyrtar si Zonjë e Parë

Pak ditë pas Ditës së Inaugurimit dhe pas shumë diskutimeve për kapelën e saj, Melania Trump kthehet në vëmendje me portretin e saj të parë zyrtar si ‘Zonja e Parë’ e re e Amerikës.

Me një foto bardhë e zi, bashkëshortja e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur profilin e saj në Instagram (me emrin @flotus, që do të thotë First Lady of the United States), duke veshur një kostum që nuk është ai i zakonshmi.

Një xhaketë tuxedo e ngushtë, me fund të gjerë, të zbukuruar me satin, një këmishë të bardhë të zbërthyer dhe pantallona të zeza, dhe për të kompletuar pamjen, një tjetër element që duket si i vjedhur nga garderoba mashkullore: shiriti tipik i smokingut rreth belit.

Zgjedhja e Melanias, e firmosur nga Dolce & Gabbana, u interpretua menjëherë si një formë e re e ‘power dressing’, një stil formal i ribërë, por i karakterizuar nga një nuancë femërore e fuqishme dhe e vendosur. Po ashtu, si dhe poza e saj: me obeliskun e National Mall në Washington pas shpine, Melania Trump shfaqet në këmbë, duke qëndruar përpara një tavoline, me duar të vendosura mbi të, duke shfaqur një qëndrim të fortë, si një grua udhëheqëse dhe biznesmene.

Një zgjedhje tjetër nga ajo e vitit 2017, kur në portretin zyrtar që shënonte nisjen e mandatit të parë të Trump, ajo u paraqit tërësisht në të zeza, gjithashtu me një xhaketë, por me duar të kryqëzuara, një qëndrim që padyshim e drejtonte vëmendjen te bizhuteritë e saj të bukura.

Sot, e gjejmë atë më të drejtpërdrejtë, gjithmonë me stil, por më pak e mbushur me bizhuteri: pothuajse sikur të dojë të theksojë se në Shtëpinë e Bardhë, përveç kapelave dhe mantelve të rrepta, ajo po mban edhe pantallonat.

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske14 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar15 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix15 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix15 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar15 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix15 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske16 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet16 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore16 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook